E premte, 17 Prill, 2026

DPPGJ intensifikon punën për një Tiranë më të gjelbër dhe të pastër, drejtoresha Qoshi falenderon punonjësit

Share

Drejtoria e Përgjithshme e Pastrimit dhe Gjelbërimit (DPPGJ) po vijon me përkushtim aktivitetet e saj për përmirësimin e hapësirave publike në Tiranë. Drejtoresha Liri Kasa Qoshi shpreh mirënjohjen për punën e përditshme të stafit, duke theksuar rëndësinë e kontributit të tyre për një qytet më të pastër dhe më të gjelbër.

Sipas drejtores, DPPGJ po punon intensivisht për shtimin e gjelbërimit në qytet. Jo vetëm lulishtet kryesore, por çdo hapësirë e mundshme po trajtohet me kujdes dhe sistemim të duhur, duke përmirësuar ambientin urban dhe cilësinë e jetës së qytetarëve.

Drejtoria e Përgjithshme e Pastrimit dhe Gjelbërimit konfirmon angazhimin e saj të vazhdueshëm për një Tiranë më të rregullt dhe më të gjelbër.

Te tjera

Lajme te tjera