E premte, 17 Prill, 2026

Rama: Krimet mjedisore janë ulur, po punojmë për një proces reformimi të menaxhimit të pyjeve. Krijojmë një fond për fidanishtet publike, të gjithë ndërtuesit duhet të kontribojnë

Share

Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në aktivitetin  “Për ty natyrë”, ku po diskutohet për prioritetet e mjedisit, biodiversitetit dhe pyjeve, të cilat duhet të hyjnë në një fazë të re përmes modelit unik të administrimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Rama tha se po punojnë për një proces reformimi në këtë sektor.

“Jemi të fokusuar tek njëri nga aspektet më të vështira të procesit të negociatave, i mjedisit, ku padiskutim mënyra se si shihen, trajtohen dhe promovohen zonat e mbrojtura është një pjesë strategjike e gjithë këtij kompleksi që lidhet me natyrën që na rrethon. Duke kthyer kokën pas, padiskutim që ka shumë arsye për të qenë krenarë ku jemi sot, na u desh një dekadë më parë të bëjmë dy ndërhyrje shumë radikale për të siguruar marrjen e një kthese të domosdoshme ku qoftë prerja e paligjshem e pyjeve apo gjuetia e paligjshme ishin bërë plagë reale që zgjeroheshin mbi trupin e natyrës së Shqipërisë. Sot mund të shikojmë me krenari rezultatet e moratoriumeve që asokohe krijuan debat dhe u panë me shumë dyshim, qoftë në aspektin e ripërtëritjes së pyjeve apo faunës në Shqipëri. Në tërësi, zonat e mbrojtura dhe territoret e natyrës ishin në agresionin e vazhdueshëm të ndërtimeve të paligjshme, të ndotjeve dhe më vjen mirë që sot bilanci flet për një ulje të konsiderueshme të krimeve mjedisore për një vënie në një kontroll të konsiderueshëm të territorit në aspektin e mbrojtjes së mjedisit nga agresioni i ndërtimeve pa leje, por edhe për kufizim të konsiderueshëm të ndotjes. Asnjë prej këtyre elementëve nuk është ende asgjesuar si problematikë dhe në tërësinë e këtyre elementëve, ajo çka përbën një pikë të domosdoshme për të siguruar një ecuri të suksesshme në këtë proces që lidhet me negociatat për anëtarësim, por edhe drejtpërdrejt me të nesërmen, është nje menaxhim shumë më i mirë dhe më i sigurt i pyjeve. Pikërisht për këtë arsye, me ministrin me Mjedisit jemi angazhuar në një proces reformimi të modelit të menaxhimit të pyjeve e natyrës në tërësi, një reformim që duhet të fillojë nga një ristrukturim i agjencisë kombëtare të zonave të mbrojtura e pyjeve, duke i bërë bashkë dhe krijuar një sinergji mes të dyjave për të pasur një agjenci që të meret 360 gradë me zonat e mbrojtura me pyjet.”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama, teksa mori pjesë në aktivitetin “Për ty natyrë” u ndal edhe te situata e zjarreve gjatë verës. Ai tha se është e nevojshme investimi ndaj kësaj sfide, dhe ka nisur puna për të futur teknologjinë dhe dronët. Po ashtu kryeministri theksoi edhe zgjerimi i kapaciteteve të fidanishteve. Në këtë drejtim, Rama tha se do të krijojnë një fond, ku të gjithë ndërtuesit që ndërtojnë të vet kanë detyrimin të kontribuojnë. 

“Jemi në një sfidë të madhe, gjatë sezonit të verës, kur temperaturat rriten shumë, problemi i madh i zjarreve, Nevoja që të ndërhyjmë me më shumë kurajo në aspektin e reformës dhe vëmendjes sa i përket pyjeev, është çdo vit e më e madhe. Nevoja për të rritur kapacitetet tona për pyllëzim, është më e madhe. Askush nuk i ka gjetur ilaç zjarreve, që kur vijnë, bëjnë dëme kolosale. Por nuk mund të përsërisim të njëjtën gjë, kur nevojitet të bëjmë diçka tjetër, duhet t’i përgjigjemi sfidës, duke reaguar dhe duke investuar pa humbur kohë. Po angazhojmë edhe burime të reja financiare, për të futur teknologjinë, me dronë, që sjellin saktësi, efiçencë, janë të buxhetuara për vitin që po vjen. Duke ndërtuar një bazë, do rrisim edhe financimet edhe intensitetin e pyllëzimeve. 

Një tjetër domosdoshmëri që e ka sjellë kjo kohë është domosdoshmëria për të zgjeruar kapacitetin e fidanishteve publike, duke bashkëpunuar me bashkitë, por edhe duke mbështetur agjencinë e re kombëtare të zinave të mbrojtura të pyjeve, për të krijuar fondin e vet dhe rrjetin e vet të fidanishteve. Në këtë drejtim kemi ndëhyrë edhe ligjërisht për të sjellë një risi që sapo ka hyrë në fuqi me detyrimin e atyre që ndërtojnë që sipas metrave katrorë që ndërtojnë të kontribuojnë për këtë fond të gjelbër. Një tjetër element i domosdoshëm është fuqizimi me teknologji edhe në aspektin e prodhimit të fidanëve. Ka sot mundësi të reja në këtë drejtim dhe plani i ministrisë së Mjedisit është që t’i shfrytëzojmë këto mundësi, edhe mundësinë e pamatë të vënies në shfrytëzim të AI. “, tha Rama.

Te tjera

Lajme te tjera