E premte, 17 Prill, 2026

Punonjësit e DPPGJ kontribuojnë në gjelbërimin e institucioneve arsimore të Tiranës

Share

Drejtoria e Përgjithshme e Pastrimit dhe Gjelbërimit, në bashkëpunim me nxënësit e shkollave të kryeqytetit, po vijon punën për shtimin e sipërfaqeve të gjelbra dhe mirëmbajtjen e hapësirave përreth institucioneve arsimore.

Në kuadër të këtij programi, janë zhvilluar ndërhyrje në shkollën “Osman Myderizi” dhe në shkollën “Konferenca e Pezës”, ku punonjësit e DPPGJ kanë kryer pastrimin, sistemimin dhe mbjelljen e bimësisë dekorative. Pjesëmarrja e nxënësve në këto aktivitete e bën punën edhe më kuptimplotë, duke i ndërgjegjësuar për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit dhe kujdesit ndaj gjelbërimit.

Gjelbërimi në institucionet arsimore mbetet një ndër prioritetet kryesore të punës së Drejtorisë së Përgjithshme të Pastrimit dhe Gjelbërimit – Bashkia Tiranë, që vijon përditë përpjekjet për një qytet më të pastër dhe më të shëndetshëm për të gjithë.

Te tjera

Lajme te tjera