E premte, 17 Prill, 2026

Puntorët e DPPGJ vijojnë me përkushtim aksionin e pastrimit në Unazën e Madhe

Share

Me mbështetjen e Policisë Bashkiake Tiranë, Drejtoria e Përgjithshme e Pastrimit dhe Gjelbërimit po vijon çdo ditë me përkushtim aksionet për pastrimin e Unazës së Madhe.

Punëtorët e DPPGJ kanë zhvilluar punimet përgjatë segmentit “Fabrika e Miellit – Ish-sheshi Shqiponja”, në rrugën “Teodor Keko”, ku është realizuar pastrimi i mbetjeve urbane dhe evadimi i dherave.

Ky aksion është pjesë e angazhimit të përditshëm për një kryeqytet të pastër dhe të sistemuar. Ekipet e DPPGJ ndërhyjnë rregullisht në çdo zonë të Tiranës për të larguar mbetjet, kartonët, mobiljet e vjetra dhe çdo material që ndot hapësirat publike.

Drejtoria e Përgjithshme e Pastrimit dhe Gjelbërimit, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, vazhdon me profesionalizëm dhe përkushtim punën për ta bërë Tiranën një qytet më të pastër dhe më të gjelbër për të gjithë banorët.

Te tjera

Lajme te tjera