E premte, 17 Prill, 2026

Liri Kasa Qoshi vlerëson punonjësit e gjelbërimit për përkushtimin e përditshëm dhe falënderon qendrën “Eden” për dhurimin e 350 luleve çiklamini që i shtuan Tiranës më shumë ngjyra, dashuri dhe jetë

Share

Në çdo cep të Tiranës ndihet puna e përditshme e qindra punonjësve që me kujdes, dashuri dhe përkushtim, kujdesen që kryeqyteti ynë të jetë gjithmonë i pastër, plot gjelbërim e ngjyra. Drejtoresha e Përgjithshme e Pastrim-Gjelbërimit (DPPGJ), znj. Liri Kasa Qoshi, shprehu mirënjohje të thellë për gjithë ekipet që çdo ditë kontribuojnë me përkushtim të jashtëzakonshëm për ta bërë Tiranën një qytet gjithnjë më të bukur.

 “Mirënjohje pafund për punën tuaj të përditshme! Jeni ju që kujdeseni çdo ditë me dashuri, që Tirana jonë të jetë plot gjelbërim e lule”, u shpreh znj. Kasa Qoshi.

Ky mision i përditshëm për një qytet më të pastër dhe më të gjelbër forcohet edhe nga bashkëpunime të frytshme me partnerë e qendra private. Një prej tyre është edhe Qendra “Eden”, e cila së fundmi dhuroi 350 lule çiklamini, duke u bërë pjesë e zbukurimit të Bulevardit “Zogu i Parë”- një tjetër hap drejt një Tirane më të gjallë e plot jetë.

“Falë bashkëpunimeve të përhershme dhe të suksesshme, Tirana ka marrë gjithmonë shumë dashuri. Një ndër mënyrat më të bukura për ta marrë këtë dashuri është përmes mbjelljeve masive që i japin qytetit tjetër pamje”, theksoi drejtoresha.

Ky gjest simbolik, por me ndikim të madh, është dëshmi e faktit se kur dashuria për qytetin bashkon forcat publike dhe private, Tirana lulëzon më shumë se kurrë.

Te tjera

Lajme te tjera