E enjte, 23 Prill, 2026

Samiti i zgjerimit të BE-së, Rama: Nuk u dorëzuam as kur Këshilli i Evropës na refuzonte! Së shpejti do të ulemi në të njëjtën tryezë

Share

Kryeministri Edi Rama, për disa arsye teknike ajrore nuk mundi të merrte pjesë dje

në samitin për zgjerimin e BE-së të zhvilluar në Bruksel. Për të ‘rikuperuar’ mosprezencën, Rama dha një intervistë live për Euronews teksa komentoi raport-progresin e BE-së për Shqipërinë si dhe çështje të tjera që lidhen me procesin e integrimit në Evropë.

Rama tha se ky vit ka qenë mjaft pozitiv, duke theksuar kohën rekord të çeljes së 5 nga 6 grupkapitujve. I pyetur nga moderatorja se kush është sekreti i të qenurit më i sukseshsëm se vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, kryeministri tha se ekipi nuk u dorëzua në asnjë moment dhe kur këshilli refuzonte t’i jepte dritën jeshile për hapjen e negociatave. Kur ky moment erdhi, grupi ishte tejet i përgatitur për të vijuar me bisedimet dhe përmbushjen e detyrave të caktuara më pas.

“Raporti është pozitiv dhe i gjithë viti ka qenë tejet pozitiv. Kemi hapur 5 nga 6 grup kapituj brenda pak muajve që është rekord absolut. Është diçka që vetëm deri pak vite më parë nuk mund ta imagjinonim.

Përveç të zakonshmes që lidhet me punë e madhe, do të shtoja dhe shpejtësia lidhet me…nga njëra anë gjatë atyre që unë i quaj vitet te poshtërimit, ato vite kur komisioni i BE rekomandonte këshillin të çelte bisedime dhe ne refuzoheshim nga disa vende, ndërsa ne përgatiteshim për momentin e çeljes dhe u stërvitëm në fort duke i thënë vetes se momenti ynë do të vijë dhe duhet të jemi gati. Kur momenti mbërriti ne ishim më të përparuar se të tjerët.

Ja ku vjen faktori numër 2 që është Brukseli i cili ndryshoi qasjen e tij dhe u zgjua. Për fat të keq u desh një agresion në tokën evropiane për të bërë Brukselin të zgjohej jo vetëm në nivelin e komisionit, por dhe në nivelin e këshillit ku fjalët na thuheshin më përpara, përfundoi. Shpresoj që më së fundmi do të ulemi së bashku rreth të njëjtën tryezë”, tha Rama.

Te tjera

Lajme te tjera