E enjte, 23 Prill, 2026

Kos: Shqipëria ka bërë një progres të admirueshëm, në nëntor hapim grup-kapitullin e fundit

Share

Komisionerja për Fqinjësinë dhe Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Marta Kos deklaroi sot, gjatë prezantimit të progresraportit për vendet kandidate, se viti 2025 ishte një vit progresi të rëndësishëm për zgjerimin e BE-së.

“Mali i Zi, Shqipëria, Ukraina dhe Moldavia dallohen. Ata përparuan më shumë në reforma gjatë vitit të kaluar. Kandidatët tanë kanë synime ambicioze për të përfunduar negociatat”, është shprehur Kos.

Ajo theksoi se viti që vjen do të jetë një moment i së vërtetës.

Ndër të tjera, Komisionerja për Zgjerim ka vlerësuar Shqipërinë për “përparimin e pashembullt” gjatë vitit të kaluar, me “angazhim të fortë politik dhe aspirata të qarta për në BE të shoqërisë së saj”.

“Shqipëria ka arritur një progres të admirueshëm që nga konferenca e parë ndërqeveritare. Të tjerë grup-kapituj janë hapur gjatë këtij viti dhe në muajin nëntor do të hapet grup-kapitulli i fundit. Shqipëria po bën progres në grup-kapitullin e themeloreve dhe besoj do ta mbyllin deri në fund të këtij vitit”, tha Kos për Shqipërinë.

Komisionerja për Fqinjësinë dhe Zgjerimin deklaroi se “Shqipëria po bën progres në grup-kapitullin e Themeloreve, në fushën e shtetit ligjor dhe mendojmë se do të mund të përmbyllim këtë kapitull brenda këtij viti”.

Te tjera

Lajme te tjera