Tiranës i jepet çdo ditë frymë e re nga duart e palodhura të punëtorëve të pastrimit dhe gjelbërimit, dhe këtë e ka vlerësuar publikisht drejtoresha e përgjithshme e Pastrim-Gjelbërimit në Bashkinë e Tiranës (DPPGJ), znj. Liri Kasa Qoshi.
Me një mesazh mirënjohjeje, ajo ka shprehur falënderimet e saj të thella për çdo punëtor që çdo mëngjes e çdo mbrëmje kujdeset që kryeqyteti të jetë më i pastër, më i gjelbër dhe më i bukur.
“Mirënjohje pafund për punën tuaj të përditshme,” – shkruan drejtoresha Liri Kasa Qoshi, e cila çdo ditë është në terren përkrah punonjësve duartartë të DPPGJ-së.
Mesazhi i saj është pritur me shumë pozitivitet nga punonjësit dhe qytetarët, të cilët e vlerësojnë përkushtimin dhe frymën bashkëpunuese që ajo përcjell.
Ky është një tjetër shembull i lidershipit afër njerëzve, që motivon dhe nxit krenari tek të gjithë ata që punojnë çdo ditë për një Tiranë më të pastër dhe më të gjelbër.
