‘Një nga kryeministrat më me ndikim në kontinentin tonë’, kështu e ka nisur drejtuesi Forumin e Paqes në Paris me të ftuar kryeministrin Edi Rama, i cili prej ditës së djeshme ka udhëtuar drejt Francës së bashku me bashkëshorten e tij, ku është pritur në pallatin presidencial Elysee nga presidenti Emmanuel Macron.
I pyetur për pozicionimin e Evropës sot në mesin e konflikteve botërore, Rama tha se BE nuk ndodhet sot në më të mirën e saj teksa i referohet mungesës së një plani paqeje, një autonomie dhe një politike të jashtme të qëndrueshme.
“Sepse ne, perëndimin, dhe për Evropë mendojmë se kemi legjitimitetin moral që na është blatuar nga ndonjë urdhër hyjnorja dhe mundësinë për të gjykuar të tjerët dhe për të besuar se ne jemi pika e referencës sesi duhet të jetë bota, dhe kjo është e gabuar. Nuk është e vërtetë. Nuk po e shoh Evropën të zgjohet. Të zgjohet në mënyrën siç duhet.
Ka një zgjim, në shumë përpjekje që po bëhen pra presidentja e KE, nga udhëheqësit që po përpiqen t’i çojnë gjërat përpara dhe në këtë shtysë shumë të fortë për të ndryshuar qëndrimi në raport me idenë e mbrojtjes, por sipas mendimit tim, kjo është diçka e fragmentarizuar, më pak se e mjaftueshme dhe mundë të bëhet e rrezikshme në periudhë afatmesme. Për mua është mjaft shqetësuese që ende sot, ende nuk ka një plan evropian paqeje. Ka vetëm një qasje binare ndaj një konflikti që ka potencial për të degjeneruar në diçka katastrofike.
Evropa po humbet atë që është kryesorja. Kur Orban përmendi fjalën armëpushim, u sulmua sikur të ishte një fjalë e pisët. Kjo fjalë u zbuluara në diplomacinë evropiane dhe çdo kush foli për të por ishte shumë vonë. Evropa duhet të ketë autonominë e saj. Unë besoj pavarësinë, por së paku autonominë, politikën e saj të jashtme, planin e paqes dhe të bëjë luftën.”, tha Rama.
Kryeministri Rama dhe njëherë tjetër qartësoi marrëdhëniet me Rusinë, duke thënë se që prej kohës së komunizimit asnjë lider rus nuk ka zhvilluar vizita në Shqipëri.
Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, ishte një tjetër temë për të cilën Rama tha se bashkëpunimi rajonal, është e vetmja rrugë drejt stabilitetit dhe paqes. Duke përdorur shprehjen sa më i lumtur komshija, aq më e lumtur shtëpia’, e duke evidentuar bashkëpunimin ne çdo shtet në rajon, Rama tha se Kosova është i vetmi problem që Shqipëria ka me Serbinë.
“Gëzo vetë, por edhe sigurohu që fqinji të mos vdesë urie. Ne kemi bashkëpunim me të gjithë në rajon. Me Serbinë kemi një problem të madh që është Kosova. Kosova është një problem sepse për ne është një shtet, jo vetëm për ne por për shumicën e vendeve të BE. Por për Serbinë nuk është”, tha Rama.
Evropa është ballkanizuar gjatë viteve të fundit. Ky ishte konstatimi i Ramës sot në forum. Si shembull mori dhe mosmiratimin e buxhetit në Francë, duke e cilësuar si tipike ballkanase.
“Gjatë viteve të fundit kam parë që Evropa është ballkanizuar shumë, kështu që nuk jemi më të vetëm. Nuk jemi të vetmit që krijojmë probleme. Shikoni Francën, harroni Britaninë. Tërësisht, shikoni akoma nuk miratojnë dot një buxhet. Ca është kjo? Ballkan. Shikoni Britaninë, ata janë edhe më keq. Është një ballkanizim i tërë i Evropës. Tani ne jemi më të mirët.
Në fund të fundit kur bota të shpërthejë nuk do jetë faji i Shqipërisë. Nëse bota do bëhet më e mirë ne do themi bëmë pjesën tonë”, tha Rama.
Shefi i qeverisë gjithashtu shkëmbeu batuta me drejtuesin e forumit, lidhur me Italinë, duke e cilësuar si një Shqipëri e madhe apo dhe për lapsusin e famshëm të Donald Trump, për paqen e arritur me Azerbajxhan dhe Armenisë.
Drejtuesi i forumit iu drejtua Ramës duke e i thënë “Ju keni një meritë për vendosjen e paqes mes Azerbajxhan-Armeni”. Por, Rama e “korrigjoi”, duke u përgjigjur “E kishit fjalën për Azerbajxhan-Shqipëri se këtu se do të zemërosh presidentit tënd, jo mua. Sepse është përpjekur për kaq shumë kohë, por nuk ia doli”.
