E premte, 17 Prill, 2026

“Përkushtim dhe profesionalizëm në çdo stinë”, punëtorët e DPPGJ-së mbajnë Tiranën të pastër dhe të gjelbër

Share

Me ardhjen e stinës së vjeshtës, intensiteti i punës për punëtorët e Drejtorisë së Përgjithshme të Pastrim Gjelbërimit (DPPGJ) rritet ndjeshëm. Edhe pse vjeshta sjell ngjyra të arta dhe bukuri natyrore, ajo sjell edhe sfida të reja për mirëmbajtjen e hapësirave publike, për shkak të grumbullimit të gjetheve dhe bllokimit të pusetave.

Ekipet e DPPGJ-së janë çdo ditë në terren me përkushtim dhe ndjenjë përgjegjësie për të garantuar pastërtinë dhe funksionalitetin e qytetit. Punonjësit e kësaj drejtorie kryejnë pastrime të vazhdueshme, sistemim të hapësirave të gjelbërta dhe kujdes të veçantë për mjedisin urban.

Një shembull i këtij angazhimi është puna e kryer në bllokun e pallateve në Njësinë Nr. 7, ku janë realizuar pastrime, krasitje, kositje dhe sistemim i hapësirave të gjelbërta në disa prej rrugëve kryesore të zonës:

  • Rruga “Muhamet Gjollesha”
  • Rruga “Mihal Ciko”
  • Rruga “Naim Frashëri”
  • Rruga “Sandër Prosi”
  • Rruga “Frederik Shiroka”

Falë përkushtimit dhe punës së palodhur të punëtorëve të DPPGJ-së, Tirana po mbetet çdo ditë një qytet më i pastër, më i rregullt dhe më i gjelbër, në shërbim të të gjithë qytetarëve të saj.

Te tjera

Lajme te tjera