E premte, 24 Prill, 2026

“SPAK gati të arrestojë një deputet”, trondit Karamuço: Një grua ka dorëzuar bllokun që dokumenton aferat e korrupsionit!

Share

Profesori i kriminologjisë, Ervin Karamuço, ka bërë një deklaratë të fortë në një intervistë për “Euronews Albania”, duke paralajmëruar se shumë shpejt një deputet i Kuvendit të Shqipërisë mund të përballet me masë sigurie nga Prokuroria e Posaçme.

Sipas tij, SPAK ka në dorë një provë kyçe; një bllok me shënime të detajuara, ku tregohet se si ndaheshin paratë e korrupsionit mes personave të përfshirë. “Di që së fundmi ka një hetim që po zhvillohet dhe mund të ketë masa konkrete ndaj një deputeti të Kuvendit të Shqipërisë. Në këtë bllok janë vënë re shënime ku ky deputet ka vënë persona të tjerë që mbajnë shënim si do ndahen paratë e korrupsionit të ngurtësuara në disa prej banesave në rrethinat e Tiranës. Një zonjë e nderuar e ka çuar në SPAK bllokun. Kanë filluar hetimet dhe pritet shumë shpejt të ketë masa konkrete ndaj këtij deputeti”, tha Karamuço. Blloku është dorëzuar nga një grua.

Eksperti nuk dha detaje mbi emrin e deputetit apo përkatësinë e tij politike, por theksoi se shumat e përmendura janë të mëdha dhe lidhen me para të fshehura në disa banesa rreth Tiranës. Kjo deklaratë ka ngritur pritshmëri dhe tension në opinionin publik, duke e vënë edhe një herë SPAK-un në qendër të vëmendjes për hetimet që prekin kupolën politike.

Te tjera

Lajme te tjera