Peza është gati të mirëpresë edhe këtë vit qindra qytetarë në një nga ngjarjet më të dashura historike e festive – “Peza N’Fest” . Krahas atmosferës së gëzueshme, ku mijëra vizitorë do të shijojnë muzikë, traditë dhe emocione, vëmendje e veçantë i kushtohet edhe pastrimit dhe gjelbërimit të zonës.
Drejtoria e Përgjithshme e Pastrim Gjelbërimit e Bashkisë Tiranë (DPPGJ) është sërish në terren, duke u kujdesur që çdo hapësirë e Pezës të jetë e pastër, e gjelbër dhe mikpritëse për qytetarët.
Falë punës së palodhur të punonjësve të DPPGJ-së , çdo vit sigurohet që festa të zhvillohet në një mjedis të rregullt e të bukur, duke treguar se pas skenës festive qëndron një përkushtim i madh dhe një punë e vazhdueshme për komunitetin.
Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë punëtorët që me energji e profesionalizëm bëhen garancia e pastërtisë dhe mirëmbajtjes së Pezës, duke e kthyer “Peza N’Fest” jo vetëm në një kujtim historik, por edhe në një shembull respekti për mjedisin.
