Mbrëmjen e djeshme nisi një aksion i posaçëm në rrugën “Myslym Shyri”, i cili do të vijojë edhe ditët në vazhdim. Punonjësit e Bashkisë Tiranë, në bashkëpunim me Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit (APR) dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve dhe Ndriçimit Publik (DPRRNP), kryen krasitjen e pemëve përgjatë gjithë segmentit.
Ky proces është thelbësor jo vetëm për mirëmbajtjen dhe rritjen e shëndetshme të gjelbërimit në qytet, por edhe për lirimin e sinjalistikës rrugore dhe ndriçimit publik, duke ofruar më shumë siguri për këmbësorët dhe drejtuesit e mjeteve.
Drejtoria e Përgjithshme e Pastrim Gjelbërimit në Bashkinë e Tiranës falënderon ekipet në terren për mbështetjen dhe angazhimin në këtë aksion që i jep një frymëmarrje të re një prej rrugëve më të frekuentuara të kryeqytetit.
