Me përkushtim e punë të palodhur, punonjësit e Drejtoria e Përgjithshme e Pastrim Gjelbërimit – Bashkia Tiranë kanë zbukuruar dhe sistemuar ambientet e shumë shkollave të kryeqytetit, për t’i pritur nxënësit në mënyrën më të bukur ditën e parë të vitit të ri shkollor. Nga Shkolla “Mihal Grameno”, “Gjergj Fishta”, “Jeronim De Rada”, “Ardian Klosi”, “Ramazan Jarani”, “Kushtrimi Lirisë”, e deri te “Ahmet Gashi”, “Andrea Stefani”, “Fan Noli”, “7 Marsi”, “Misto Mame”, “Qazim Turdiu” e shumë shkolla të tjera, punonjësit tanë kanë dhënë maksimumin që çdo oborr, lulishte e hapësirë e gjelbër të jetë e pastër, e rregulluar dhe mikpritëse për fëmijët tanë. Nesër fillon një vit i ri plot ëndrra dhe sfida për nxënësit, prindërit dhe mësuesit. Ne jemi krenarë që kontribuojmë për një ambient më të bukur e të shëndetshëm për çdo vogëlush që nis rrugëtimin e dijes. Një falënderim i madh për punonjësit tanë të përkushtuar dhe urime të gjithë nxënësve për një vit të mbarë shkollor!
Ja postimi i drejtoreshësh së Përgjithshme të Pastrim Gjelbërimit – Bashkia Tiranë, Liri Kasa Qoshi:
GATI PËR DITËN E HËNË!
Super punë e përkushtim, nga super ekipi DPPGJ.
Shkolla “Mihal Grameno”
Shkolla “Gjergj Fishta”
Shkolla “Ardian Klosi”
Shkolla “Ramazan Jarani”
Shkolla “Kushtrimi Lirisë”
Shkolla “Androkli Kostallari”
Shkolla “Ahmet Gashi”
Shkolla “Andrea Stefani”
Shkolla “Kostandin Kristoforidhi”
Shkolla “Gustav Mayer”
Shkolla “Betim Muço”
Shkolla “Fan Noli”
Shkolla “Drita Pelinku”
Shkolla “7 Marsi”
Shkolla “Lasgush Poradeci”
Shkolla “Misto Mame”
Shkolla “Qazim Turdiu” etj…
Drejtoria e Përgjithshme e Pastrim Gjelbërimit-Bashkia Tiranë
