E premte, 17 Prill, 2026

Tirana nderon Nënë Terezën, sheshi i pastër dhe i gjelbëruar për vizitorët falë punëtorëve duarartë të DPPGJ

Share

“Ne shpesh mendojmë që ajo që bëjmë është vetëm një pikë në oqean… por po të mungonte ajo pikë, oqeani do të ishte më i vogël.” – Nënë Tereza

Dje, më 5 shtator, Tirana nderoi Shenjtoren Nënë Tereza në zemër të qytetit. Sheshi që mban emrin e saj u pastrua, gjelbërua dhe u zbukurua nga duart e përkushtuara të punonjësve të Drejtorisë së Përgjithshme të Pastrimit dhe Gjelbërimit (DPPGJ).

Falë angazhimit të tyre, sheshi u bë i gatshëm për të mirëpritur qytetarët dhe vizitorët që vijnë për të kujtuar veprën dhe shpirtin e madh të Nënë Terezës.

Një falenderim i veçantë për punonjësit e DPPGJ që punojnë çdo ditë për një Tiranë më të pastër dhe më të bukur!

Te tjera

Lajme te tjera