Në prag të vitit të ri shkollor, punëtorët e Drejtorisë së Përgjithshme të Pastrim Gjelbërimit pranë Bashkisë Tiranë po vijojnë punën me intensitet të lartë për t’u ofruar nxënësve kushte sa më të përshtatshme në ambientet e jashtme të shkollave. Oborret e shkollave “Qemal Stafa” dhe “Avni Rustemi” janë rikthyer në hapësira të gjelbëruara e të pastra, ku fëmijët do të kalojnë orët e pushimit të tyre me siguri dhe gëzim.
Çdo ditë, punonjësit e DPPGj punojnë me përkushtim dhe dashuri, duke pastruar, gjelbëruar dhe sistemuar mjediset ku rriten brezat e ardhshëm. Ky angazhim nuk është thjesht detyrë, por një mision i përbashkët për të ofruar maksimumin në shërbim të fëmijëve, nxënësve dhe studentëve që meritojnë hapësira dinjitoze.
Falë këtij përkushtimi, oborret e shkollave të Tiranës po kthehen çdo ditë e më shumë në hapësira të gjalla, ku gjelbërimi, pastërtia dhe siguria shkojnë dorë për dore me edukimin.
