E martë, 11 Gusht, 2026

Shpërthim tek zyrat e reja të Postës së Kosovës në Zveçan, Kurti: Akt terrorist! Radoiçiç i lirë, mesazh që inkurajon kriminelët

Share

Pas mesnatës një zyrë postare në Zveçan në Kosovë u sulmua me dy granata dore. Policia e Kosovës njoftoi se fatmirësisht nga ngjarja ka patur vetëm dëme materiale, pa persona të lënduar.

Sipas informacioneve që saktësoi më vonë, policia e Kosovës tha se zyra postare është sulmuar me dy granata dore. Për sulmin reagoi edhe kryeminsitri i Kosovës Albin Kurti që e cilësoi një sulm terrorist. Ai nënkuptoi se ngjarja është kryer nga persona të nxitur dhe të lidhur nga persona me precedent kriminalë të lidhur me Serbinë.

“Qëndrimi në liri i kriminelit Radoiçiç dhe mosdorëzimi i tij autoriteteve të shtetit tonë është një mesazh i rrezikshëm që inkurajon kriminelë e terroristë, ekstremistë të ndryshëm, që të vazhdojnë veprimet e tyre me tendencë destabilizuese”, shprehet Kurti.

Policia e Kosovës tha se sulmi ndaj zyrës postare është kryer nga një ose më shumë persona të paidentifikuar. Ajo njoftoi se sulmi po zbardhet nga njësia antiterror e policisë së Kosovës, ndërsa prokuroria nisi hetimet për rastin.

Zyra postare në Zveçan u inaugurua më 27 Mars së bashku më një tjetër që u hap paralelisht në Zubin Potok. Të dyja komunat banohen nga shumicë serbe dhe aty janë regjistruar sulme me sende apo municione ndaj godinave të institucioneve muajt e fundit. 

Te tjera

Lajme te tjera