E enjte, 24 Shtator, 2026

“Për muzikën shqiptare kanë ardhur kohë të zeza”, Sidrit Bejleri: Artit i kanë dalë për zot disa që nuk dinë ku bie Akademia

Share

Këngëtari Sidrit Bejleri, ka publikuar së fundmi, këngën e tij më të re me titull “M’u ke ba”. Gjatë një interviste, ai ka treguar se këtë këngë e kishte shkruar tre vite më parë, por zgjodhi ta publikonte tani.

Sakaq, Sidriti ka ndarë detaje dhe nga klipi që ka një histori emocionuese.

“Ka qenë një ide e Ernis Çilit dhe i thashë në fillim që nuk dua notat e dramës, pasi kënga është e gëzueshme. ‘Jo’- më tha, -‘nuk do të jetë ashtu’.

Kjo këngë u zgjat shumë për arsye të ngarkesave të mia, sepse jam dhe shumë me pishmane për diçka që dua”, u shpreh ai.

Më tej, Bejleri ka folur dhe për muzikën në Shqipëri, duke theksuar se kanë ardhur kohë të zeza.

“Kanë ardhur kohë të zeza për muzikën e mirëfilltë, se punohet, po punohet pak. Kanë dalë për zot disa që nuk e dinë ku i bie Akademia e Arteve, tani dhe vokalet po i bëjnë me kompjuter. Nuk dua të përmend emra. Të vjen turp, se ti ke shkri gjithë jetën për t’u marr me vokalin”, tha artisti.

Te tjera

Lajme te tjera