Spartak Ngjela ishte një ditë më parë i ftuar në rubrikën “Trotuar” në “E Diell”, ku ka komentuar paksa banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 3”.
Ngjela deklaroi se pavarësisht lojës së Romeo Veshajt, prania e të vëllait Donaldit në edicionin e parë të BBV, e ka bërë atë një figurë përsëritëse, të konsumuar në sytë e publikut saqë vështirë se do fitojë.
Sipas avokatit, në këtë BB VIP 3, kemi tre konkurrent në funksion të paraqitjes: Ilnisa Agolli, Roza Lati dhe Rike Roçi, të cilat rrezikojnë shumë fitoren e Romeos.
Me të njëjtin mendim duket se është edhe aktorja e njohur, Monika Lubonja. Ish-banorja e edicionit të parë të reality show-t tha se Romeo po penalizohet për hir të vëllait të tij.
Gabriele: Janë 4-5 persona që ne po shohim deri tani, por nuk kanë guximin asnjë për t’u bërë pjesë e liderit. Po ruhen shumë me njëri tjetrin për faktin se…
Ngjela: A ka sondazhe për ata brenda? Në popull?
Anaidi: Në popull, Romeo dhe Bardhi janë të pëlqyer. Bardhi gëzon respektin e të gjithë banorëve, të audiencës.
Ngjela: Si pasojë e sondazheve apo të opinionit?
Anaidi: Po numra mor avokat, numra.
Ngjela: Kush është për numra?
Anaidi: Për numra i pari është Romeo dhe është lojtar strateg.
Ngjela: Romeo imiton vëllain.
Monika: Jo, ne e kemi pasur të vëllain, Donaldin, në “Big Brother”-in tonë dhe mendoj se Romeo po penalizohet për hir të vëllait.
Anaidi: Jo, nuk besoj se po penalizohet.
Monika: Po krahasohet, pra ka një krahasim në publik për çdo lëvizje që ai bën. Por ai po e luan shumë mirë dhe unë mendoj se tani ka filluar të luajë.
Ngjela: Romeo dhe Donaldi janë binjakë. Romeo i ngjan Donaldit tamam dhe mos u ngatërroni, por kjo ndikon negativisht sepse kur e sheh spektatori, në sytë e tij ai është figurë e konsumuar. Kur njerëzit të shohin nuk dinë emrin, të njohin nga portreti. Kjo e ka dëmtuar. Po të ishte ky i pari, ndoshta mbase do të ishte edhe më i fortë se ai tjetri. Çfarë i sjell psikologjikisht ai tjetri, është përsëritja.
Anaidi: Pritshmëritë për Romeon kanë qenë edhe më të mëdha se sa për Donaldin.
Ngjela: Ka konsum fytyra për shkak të ngjashmërisë.
Anaidi: Ky lloj formati avokat është aq i fuqishëm në dinamik sa të zhvesh brenda 120 ditëve dhe ti i dallon shumë mirë ndryshimet.
Ngjela: Ka tre konkurrent të mëdhenj në funksion të paraqitjes. Janë të tre vajzat e bukura; Ilnisa, Roza dhe Rike Roçi. Janë tre portrete që do ta dëmtojnë. Ato të treja që kanë vajtur atje krijojnë botën origjinale sepse kudo që të vesh ka një botë ndryshe.
