Tirane– Shqiptarët festojnë sot 112 vjetorin e Pavarësisë, ditën e Flamurit. Kujtojnë dhe nderojnë 28 Nëntorin 1912, ditën kur Ismail Qemali ngriti flamurin duke shpallur kështu pavarësinë nga Perandoria Osmane.
Ne Vlore ngrihet Flamuri
Në ceremoninë zyrtare të ngritjes së Flamurit në Vlorë që u mbajt paraditen e sotme ishte i pranishëm dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, krah kryeministrit Edi Rama, presidentit Begaj dhe kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali.
Pas ekzekutimit të himnit kombëtar krerët e shtetit vendosën kurora me lule dhe u përkulën me respekt pranë monumentit simbol të kurorëzimit të përpjekjeve shekullore për liri e pavarësi, si homazh në këtë ditë të rëndësishme kujtese mbarëkombëtare. Krerët e shtetit u takuan edhe me nipin e Ismail Qemalit, Nedin Vlora, i cili ishte i pranishëm në ceremoni e qytetarë të tjerë.
Shqipëria 112 vjet e pavarur dhe politika
112 vjetori i pavarësisë e gjen Shqipërinë me çeljen e negociatave të anëtarësimit për Grupkapitullin e parë mbi themelorët një hap i rëndësishëm drejt anëtarësimit në familjen e Bashkimit Evropian, por njëkohësisht pak muaj larg zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen pranverën e ardhshme.
Bashkimi? Si maxhoranca dhe opozita janë të bashkuar në një pikë se 28 Nëntori, Dita e Flamurit është një datë e rëndësishme të identitetit kombëtar.
Ndarja- Ndërsa maxhoranca e sheh me optimizëm këtë vit për të çuar para objektivin e saj të integrimit të Shqipërisë në 2030 për opozitën Shqipëria po jeton momentet e saj më ‘gri’
Kreu i shtetit, Presidenti Bajram Begaj nga Vlora apeloi për Bashkim për të çuar përpara arritjet e Shqipërisë dhe kombi.
“Kudo ku janë bashkëatdhetarët tanë, i ftoj nga Vlora e Pavarësisë që, në çdo angazhim që kanë e iniciativë që ndërmarrin, të kenë vetëdijen e vendosmërisë, bukurisë, sakrificës, e të çojnë përpara arritjet e Shqipërisë e kombit shqiptar”, tha Kreut të Shtetit.
Kryemninistri Edi Rama zgjodhi të urojë shqiptarët përmes këngës ‘Për ty atdhe’ kënduar nga Ramë Lahaj ndërsa në videoklipi ishte xhiruar me fëmijë të veshur me veshje patriotike që kërcejnë në çdo cep të Shqipërisë.
Mesazhet e urimit u përcollen edhe nga ndërkombëtarët.
Ndërsa në Tiranë për të dytin vit organizohet parada e shqiptarëve një aktivitet që promovon veshjet e tipare tradicionale nga të gjitha trevat shqiptare dhe ku priten të jenë mbi 10 000 të pranishëm.
