E diel, 20 Prill, 2025

Zelensky: Nëse NATO do na kishte pranuar, Rusia s’do kishte sulmuar! Unë nuk largohem nga Kievi deri në fund të luftës

Share

“Unë nuk mund të ndikoj në NATO, por besoj se ishte një gabim strategjik që nuk na pranuan vitet e fundit. Ukraina do ta kishte forcuar aleancën. Nëse do të kishim qenë pjesë e Aleancës, Rusia nuk do na kishte sulmuar”, tha presidenti ukrainas.

Zelensky siguroi bashkatdhetarët e tij se nuk do të largohet nga Kievi derisa lufta të përfundojë.

Presidenti ukrainas Zelensky foli për një vizitë të mundshme të Joe Biden në Ukrainë, pasi ai tha gjatë ditës së sotme se kur kushtet e sigurisë ta lejojnë, pret për vizitë Presidentin e SHBA-ve. Ajo që deklaroi Zelensky ishte në një mënyrë një ftesë drejtuar Biden dhe lë të hapur mundësinë që ai mund të vizitojë Ukrainën, megjithatë Shtëpia e Bardhë refuzoi çdo koment në lidhje me këtë çështje.


“Pres që kur kushtet e sigurisë ta lejojnë, edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të vijë këtu për të biseduar me ne”, tha Zelensky.

Te tjera

Lajme te tjera