E hënë, 13 Janar, 2025

Zbulohet plani i Putinit, emri i të besuarit që do ta shpallë si president të Ukrainës kundër Zelenskyt, po fshihet në Minsk

Share

Zbulohet plani i Putinit, emri i të besuarit që do ta shpallë si

Rusia ka një plan të qartë për të shpallur një president të ri të Ukrainës, duke “hequr” aktualin Volodymyr Zelensky.

Mediat ukrainase raportojnë se Putin ka ndërmend të shpallë ish-presidentin Viktor Yanukovych, i cili u arratis dhe la detyrën e tij.

Ky mendohet se është skenari i Rusisë si pjesë e zhvillimeve intensive në luftën me Ukrainën, pavarësisht se po përflitet për një raund të dy negociatash.

Gjithashtu mësohet se Janukovicc po mbahet në Minsk të Bjellorusisë dhe se është gati për t’u dërguar në Ukrainë në rast të pushtimit të Kievit.

Një skenar i tillë është konfirmuar dhe nga shërbimet intelegjente të Ukrainës. Informacioni i marrë tregon se Kremlini mund të jetë duke përgatitur një operacion informacioni ose aksion për të kthyer ish-presidentin Yanukovych në Ukrainë, ose për të publikuar një apel në emër të tij për popullin ukrainas në të ardhmen e afërt.

I zgjedhur si President i Ukrainës në vitin 2010, Yanukovych hodhi poshtë një marrëveshje asociimi në pritje të BE-së, duke zgjedhur në vend të kësaj të ndiqte një paketë shpëtimi për kredinë ruse dhe lidhje më të ngushta me Rusinë.

Kjo çoi në protesta dhe pushtimin e Sheshit të Pavarësisë së Kievit, një seri ngjarjesh të quajtura “Euromaidan” nga ithtarët e bashkimit të Ukrainës me Bashkimin Evropian. Ukraina dukej se ishte në prag të luftës civile, pasi përleshjet e dhunshme midis protestuesve dhe forcave speciale të policisë çuan në shumë vdekje dhe lëndime në shkurt 2014.

Yanukovych pretendoi se, pas diskutimeve të gjata, ai kishte arritur një marrëveshje me opozitën. Megjithatë, më vonë atë ditë, ai u largua nga kryeqyteti për në Kharkiv, duke thënë se makina e tij u qëllua teksa largohej nga Kievi, duke udhëtuar pranë Krimesë dhe përfundimisht për tw marrw azil në Rusinë jugore. Më 24 shkurt ai u rrëzua nga posti.

Te tjera

Lajme te tjera