E premte, 17 Prill, 2026

Unaza e Madhe, çdo ditë më e pastër dhe më e gjelbër

Share

Tirana zgjohet çdo mëngjes me një pamje më të freskët përgjatë “Unazës së Madhe”. Nga “Shkoza” deri te rrethrrotullimi i “Casa Italia-s”, punëtorët e qytetit kujdesen që segmenti kryesor rrugor të jetë jo vetëm i pastër, por edhe i rrethuar nga gjelbërimi.

Nga Drejtoria e Përgjithshme e Pastrim Gjelbërimit bëjnë me dije se përveç pastrimit të përditshëm, vëmendje e posaçme i kushtohet mirëmbajtjes së hapësirave të gjelbra. Pemët, shkurret dekorative dhe lulëzimet pranë rrugës po trajtohen rregullisht, duke i dhënë kësaj zone të frekuentuar të kryeqytetit një pamje më të bukur dhe më të gjallë.

Specialistët theksojnë se këto ndërhyrje ndikojnë jo vetëm në estetikën e qytetit, por edhe në krijimin e një mjedisi më të shëndetshëm për qytetarët. Me kujdesin e përditshëm për pastërtinë dhe gjelbërimin, Tirana po bëhet gjithnjë e më mikpritëse dhe më e gjelbër.

Te tjera

Lajme te tjera