E mërkurë, 11 Nëntor, 2026

Akuzohet për blerje votash, Sara Mila flet pas daljes nga SPAK: Hedhjeje balte nga politika e vjetër

Share

Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila, është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku është marrë në pyetje lidhur me hetimet mbi dyshimet për blerje votash përmes premtimeve për ndihmë ekonomike.

Pas daljes nga institucioni, Mila bëri të ditur për mediat se është thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e çështjes dhe ka dhënë dëshminë e saj. Ajo i cilësoi akuzat si “hedhje balte nga politika e vjetër”, ndërsa theksoi besimin e saj te drejtësia.

Ky është një kalvar i gjatë i hedhjes së baltës nga politika e vjetër. U thirra si person që jam dijeni, kam dhënë dëshminë time. Sa herë SPAK dhe organet e drejtësisë, të kenë nevojë për fjalën time, do jem këtu sa herë të jetë e nevojshme, si një njeri që beson tek ligji. Faleminderit. Më duhet të largohem, pasi më presin qytetarët e Elbasanit për Ditën e Çlirimit.

Te tjera

Lajme te tjera