Sali Berisha i ka dërguar një letër ambasadorit Sir Alastair King-Smith, një ditë pasi deklaroi se është shpallur “non grata” nga Britania e Madhe.
Ai thotë se është i nderuar dhe se ndaj tij po shpifet.
Letra e plotë:
Letra e Sali Berishës dërguar ambasadorit britanik në Tiranë:
Letër e hapur drejtuar Ambasadorit te Mbreterise se Bashkuar ne Tirane, Sir Alastair King-Smith.
Shkelqesia Juaj!
Dje, ambasda e Mbreterise se Bashkuar ne Tirane qe ju drejtoni reagoi ndaj deklarates time per shpalljen non grata nga autoritetet e vendit tuaj. Ne mungese te fakteve, ne vend te ndjeses publike, ne kete reagim mbrohen shpifjet vulgare te letres ne emer te sekretarit te brendeshem ne te cilen une akuzohem per korrupsion dmth perdorimin e pushtetit per pasurimin tim dhe te rrethit tim per te cilat nuk keni sjelle dhe nuk do te mund te sillni kurre asnje prove dhe fakt te vetem per arsyen e thjeshte se nuk ekzistojne.
E vetmja gje konkrete qe permendet ne ate leter per korrupsionin eshte shtetasi britanik Damir Fazlic, ish keshilltari im elektoral ne ekipin e BGR ne zgjedhjet e vitit 2005, te cilin sipas letres, une e kam pasuruar dhe mbrojtur kur ndaj tij dolen prova inkriminuese.
Ne fakt, 14 vite me pare, prokuroria shqiptare e hetoi sipermarresin ne fjale per nje kohe te gjate duke nxjerre perfundimin se nuk kish mundur te provonte asnje nga shkeljet e pretenduara per te. Me lejoni te theksoj se e gjithe historia lidhet me sjelljen e kapitalit privat te Fazlic per investim direkt, dhe jo per lidhje me tendera apo kontrata publike. Per me teper, gjate 9 viteve qe prej largimit tim nga qeveria, nese do to kish pasur shkelje, prokuroria ka pasur mundesi te hetonte perseri, por asnjehere nje gje e tille nuk eshte bere per faktin e thjeshte se hetimi i pare, ndonese i plote e i thelluar, nuk gjeti asgje te jashteligjshme.
Ndaj, deshiroj t’ju pyes, a eshte i denuar ne vendin tuaj z. Fazlic, dhe nese jo, si mundet jurisprudenca dhe etatizmi shembullor britanik, te transferoje barren e nje fajesie te paqene nga nje subjekt i Madherise se Saj, tek nje subjekt i nje juridiksioni sovran si ai i Shqiperise?
Nese Fazlic eshte i lire nga barra e fajit ne vendin tuaj, si mund te perdoret faji i bashkepunimit me te ne nje domain tjeter ligjor dhe institucional?!
Absurde, per te thene me te pakten!
Nese Shkelqesia Juaj ka prova inkriminuese per shtetasin tuaj, ligji ju detyron t’i dergoni ato para drejtesise shqiptare ose angleze dhe jo te tirrni shpifje publike pa sjelle asnje argument.
E gjej tendencioz dhe absurd perdorimin per akuza ndaj meje te emrit te nje qytetari britanik i cili nuk ka qene kurre i denuar ne vendin tim, dhe ne dijenine time, as ne vendin tuaj, dhe qe nuk ka perfituar kurre as dhe nje cent nga qeveria ime, e per me teper, pas largimit tim nga pushteti ka vijuar te beje investime te rendesishme ne Shqiperi.