E shtunë, 18 Prill, 2026

“Të bllokohet vendi!”, Protesta e PD, Dogjani thirrje opozitës: Grevë urie dhe ngujim në Parlament

Share

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani, ka folur lidhur me protestën e nesërme të opozitës para Kuvendit.

Dogjani ka paralajmëruar përshkallëzim të protestës pasi sipas tij, nuk ka rrugë tjetër për të sjellë ndryshim politik përveç presionit qytetar.

Dogjani u shpreh se qytetarët duhet të dalin masivisht në shesh dhe të ushtrojnë sovranitetin e tyre përmes protestës, duke theksuar se kjo është një e drejtë demokratike kur përfaqësuesve të opozitës u pengohet ushtrimi i detyrës.

“Opozitës, por edhe shumicës së qytetarëve shqiptarë, nuk u ka mbetur gjë tjetër përveç protestës. Qytetarët duhet të dalin, i madh e i vogël, dhe të ushtrojnë sovranitetin e tyre”, tha Dogjani për “A2 CNN”.

Ish-deputeti shtoi gjithashtu se protestat duhet të shoqërohen me forma të tjera presioni politik, duke përmendur edhe grevë urie, ngujim në Parlament dhe protesta të vazhdueshme në shesh, pasi sipas tij nuk ka rrugë tjetër për të arritur ndryshim.

“Duhet të sakrifikojmë, grevë urie, ngujim në Parlament, të rrimë në shesh. Nuk rrëzohet as me flakadanë dhe as me deklarata, duhet të dalim të gjithë dhe të bllokojmë vendin”, deklaroi ai.

Dogjani shtoi se nuk pret që në Kuvend të merret vendim për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.

Te tjera

Lajme te tjera