E premte, 17 Prill, 2026

“Diaspora, ura e fuqishme e kombit”, Presidenti Begaj takim me shqiptarët në Austri dhe Zvicër në përfundim të Samitit të katërt të Diasporës

Share

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, priti në Pallatin e Brigadave një përfaqësi të diasporës kosovare nga Austria dhe Zvicra, në përmbyllje të Samitit të Katërt të Diasporës, i zhvilluar më 13, 14 dhe 15 prill 2026 në Tiranë.

Në këtë takim morën pjesë Afrim Ajredini, Akip Selami dhe Bekim Amza nga Linzi i Austrisë, si dhe Bashkim Krasniqi nga Zvicra. Ata shoqëroheshin nga ushtaraku në pension Dhimitraq Seliman dhe dy djemtë e tij, Nertili dhe Rigelsi.

Gjatë bisedës, Presidenti Begaj vlerësoi lart kontributin e tyre dhe të çdo shqiptari në diasporë, duke theksuar përkushtimin e tyre në promovimin e çështjes shqiptare, pavarësisht sfidave të jetesës në vende dhe kultura të ndryshme. Ai shprehu mirënjohje të veçantë për të gjithë ata që mbajnë gjallë lidhjen me atdheun, duke nënvizuar se diaspora mbetet një nga shtyllat më të forta të kombit shqiptar.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e diasporës falënderuan Presidentin Bajram Begaj për angazhimin institucional dhe qasjen e tij të drejtpërdrejtë në forcimin e lidhjeve mes diasporës dhe vendit amë, si edhe ndërmjet vetë komuniteteve shqiptare jashtë vendit. Ata kërkuan më shumë vëmendje dhe mbështetje për diasporën, ndërsa vlerësuan organizimin e samitit, duke shprehur dëshirën që aktivitete të tilla të zhvillohen më shpesh në të ardhmen.

Te tjera

Lajme te tjera