E diel, 19 Prill, 2026

Sulmet vdekjeprurëve izraelite/ Si u ekzekutua numri dy i regjimit Iranian, kush e tradhëtoi Ali Larijanin?

Share

Izraelitët e kanë shënjestruar prej kohësh sekretarin e Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit , Ali Larijani, i cili u vra në një sulm ajror nga Forcat e Armatosura Izraelite (IDF). Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, konfirmoi se Ali Larijani ishte vrarë.

“Larijani dhe komandanti i Basijve u eliminuan brenda natës dhe bashkuan forcat me kreun e programit të shfarosjes, Khamenein, dhe të gjithë anëtarët e shfarosur të boshtit të së keqes, në thellësitë e ferrit”, tha Katz.

Sipas raportimeve të mediave izraelite, operacioni për vrasjen e Larijanit ishte planifikuar të zhvillohej të dielën në mbrëmje, por u shty në minutën e fundit.

Rrjeti izraelit Channel 12 raporton se të hënën pasdite, izraelitët morën informacion se Larijani do të ishte në një nga apartamentet që ai përdori si strehë nga nata e së hënës deri të martën. Kjo nuk është rezidenca e tij e përhershme dhe zyrtare. Larijani ishte në shtëpinë që u godit nga forcat ajrore izraelite së bashku me djalin e tij.

Zyra e kryeministrit izraelit ka publikuar një foto të Benjamin Netanyahut duke folur në telefon dhe duke dhënë dritën jeshile për operacionet e vrasjes, pa i përmendur udhëheqësit që u shënjestruan.

“Kryeministri Benjamin Netanyahu urdhëron vrasjen e zyrtarëve të lartë të regjimit iranian”, thuhet në mbishkrimin e fotos.

Te tjera

Lajme te tjera