E martë, 20 Maj, 2025

Spartak Ngjela: Amerika do t’i japë goditje korrupsionit të lartë shtetëror shqiptar, të korruptuarit janë hedhur në sulm, i udhëheq Saliu

Share

Avokati Spartak Ngjela, ka deklaruar se Amerika do t’i japë një goditje ndëshkuese të gjithë korrupsionit të lartë shtetëror shqiptar. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai u shpreh se të korruptuarit janë hedhur në sulm kundër Amerikës dhe se sipas tij i udhëheq ish-kryeministri Sali Berisha.“Gjithçka në banditizmin shqiptar po shkon drejt fundit. Amerikën, po presim, që ajo t’i japë një goditje ndëshkuese të gjithë korrupsionit të lartë shtetëror shqiptar që tani është hedhur i gjithi drejt Moskës e Beogradit. Dhe kjo goditje antikorrupsion në Shqipëri, kuptohet që është edhe interesi amerikan drejt Shqipërisë, por dhe për të gjithë botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor.  Na duhet të theksojmë se tani është i gatshëm i gjithë legjislacioni antikorrupsion në Shqipëri, kurse të korruptuarit janë hedhur në sulm kundër Amerikës. I udhëheq Saliu. Domethënë Sulltan Murati i Dytë, dhe bëjnë sikur e kanë mllefin e tyre jo me politikën amerikane, por me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Se ka frikë Saliu të përmendë Amerikën, kuptohet. Qeshni shqiptarë  se këta janë të gjithë të shitur që paguhen nga Beogradi dhe Moska. Po tani duhet të jenë drejt fundit të tyre, dhe janë hedhur në sulm, sepse e kanë kuptuar këtë fund të tyren”, tha ai.

Ndër të tjera, Ngjela u shpreh se të gjithë do të rreshtin kur ta shohin korrupsionin antishqiptar prapa hekurave. Ai deklaroi, se kjo do të ndodh shumë shpejt.“Të gjithë do të rreshtin kur ta shohin korrupsionin antishqiptar prapa hekurave, dhe për këtë jam i sigurt. Por kur? Më pyetën dje kur lexuan një shkrimin tim, se të gjithë shqiptarët janë të paduruar, se ata po i lëndon së tepërmi ligësia e korrupsionit të lartë shtetëror. Kur të absorbohet Saliu, do të fillojë vrullshëm pastrimi i të korruptuarave shqiptarë me ligësi antikombëtare, që janë po njëlloj si otomanët e dikurshëm, ja kjo është përgjigjja ime”, tha ai.

Te tjera

Lajme te tjera