Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, sulmoi dje shefin e delegacionit të BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, duke e quajtur avokat të kryeministrit Edi Rama në Bruksel, i cili nga ana tjetër sipas tij, mjegullon qëndrimin e PD-së, pro integrimit.
Juristi Kreshnik Spahiu tha në “Repolitix” në Report Tv, se sulmet e Berishës ndaj ambasadorëve të huaj, europianë dhe amerikanë, fatkeqësisht janë të përsëritura dhe të dëgjuara prej 36 vitesh.
“Qofshin parlamentare apo jo parlamentare, më të reja apo të vjetra, nuk ndryshojnë kryetar, humbin apo fitojnë zgjedhjet, qoftë ato që janë krijuar para 30 vjetësh, qoftë ato që janë krijuar para 6 muajsh, nuk ndryshojnë kryetar. Ne kemi insistuar dhe Kosovë, Vetëvendosja e kishte që kryetari nuk mund të jetë më shumë se dy mandate, dhe Albin Kurti e ndryshoi. Fakti që sulmon ambasadorin Gonzato është sjellje normale e Berishës. Ky është sulmi më normal, se vjen pas asaj që e shau homoseksual, para dy muajsh e sulmoi për prirjet e tij gjinore. Këtë thoshte edhe për ish-ambasadoren Vlahutin, i thotë që ka blerë vila, që është prostitutë“,- tha Spahiu.
Duke folur për zgjedhjet në PD, Spahiu u bëri thirrje Salianjit dhe Kokalarit që të mos futen në një garë me Berishën, pasi kandidimi i tij është totalisht në shkelje të statutit të Partisë Demokratike, veprim i cili është i paligjshëm dhe deligjitimon zgjedhjet. Paligjshmëria e një gare të tillë është edhe objekt gjykimi i gjykatave shqipare sqaroi Spahiu.
“Së pari, Berisha nuk mund të jetë kandidat sepse Kushtetuta e PD nuk e lejon më. Në bazë të nenit Basha, të kandidojë më kryetari që ka humbur zgjedhjet. Berisha pretendonte se nuk parashikon zgjedhjet fare, por ai i Basha parashikon diçka tjetër, që kryetari duhet të ketë qenë fitues i zgjedhjeve. Ndërsa mijëra demokratë që thonë se zgjedhjet u manipuluan, nuk ka një demokrat që thotë se Berisha i ka fituar zgjedhjet. Thonë që ka manipulime, por në asnjë rast nuk është i sigurt se PD ka fituar zgjedhjet. Lajmi për rikandidimin e Sali Berishës gëzon vetëm një njeri, është lajm historik vetëm për Edi Ramën. 3 milionë shqiptarë të tjerë kanë mërzitur, sepse Berisha e mban në pozicion PD. Ajo që i këshilloj Salianjit dhe Kokalirit është se ata duhet të garojnë vetëm nëse Berisha nuk është në garë. Nëse Berisha është në garë, nuk është një garë e ligjshme dhe e barabartë. Salianji dhe Kokalari duhet t’i drejtohen gjykatës që të pezullojë zgjedhjet me kandidat të paligjshëm. Gjykata ka 4 praktika gjyqësore për 4 parti të vogla ku ka qenë debat gjyqësor zgjedhja e paligjshme e kryetarëve. Jo rastësisht statutet e një partie miratohen nga gjykata shqiptare dhe legjislacioni shqiptar. Ata duhet të kërkojnë pezullimin e zgjedhjeve të kryera nëse kandidon Berisha apo dikush tjetër që kandidon në kundërshtim me statutin e partisë“, tha Spahiu.
