E shtunë, 18 Janar, 2025

Socialistët plasin “bombën” në Parlament, Taulant Balla tregon se si kreu i “Foltores” do të përzihet nga Kuvendi

Share

Kreu i Grupit Parlamentar Socialist, Taulant Balla ka deklaruar ditën e djeshme se do mazhoranca do e heqë nga Parlamenti Sali Berishën. Nga Foltorja e Kuvendit, Balla tha se SHBA e ka thënë qartë se për çfarë akuzohet Berisha. Ai shton se SPAK ende kërkon prova për Berishën, ndërkohë që ai vetë ka depozituar sipas tij fakte të shumta që dëshmojnë korrupsionin. “Djallin e hoqëm nga drejtësia, por kemi punë për ta hequr nga Parlamenti. QË do e heqim do e heqim, është çështje kohe. Djalli këtu brenda do largohet. Sa kohë që partneri ynë, SHBA thotë se është një person që akuzohet për korrupsion të nivelit të lartë, këtu në Shqipëri, SPAK ende po kërkon prova. Provat janë aty. Unë jam një prej tyre që të dërgoj pafund prova. Më kanë thënë që kanë regjistruar një çështje për kompleksin Partizani”, tha Balla.

Ahmetaj: Berisha ka vrarë më shumë njerëz se pandemia

Ndërkohë ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj ka hedhur akuza të forta kundër kreut të PD-së Sali Berisha. Nga foltorja e Kuvendit, Ahmetaj akuzoi Sali Berishën se ka vrarë më shumë se pandemia në Shqipëri. Ai i ka përmendur ish-kryeministrit vitin 94’, duke e akuzuar se ka thyer embargon dhe ka furnizuar me naftë makinerinë e luftës së Serbisë.“Rezultati i reformës është që sot besimi te sistemi është më i madhe sesa ka qenë dhe cilësia më e lartë. Punë në atë reformë ka ardhur duke u përmirësuar. Vini tani e shpikni e shpikni pafund, se propaganda e arrin baltën e vetë por faktet janë fakte. Vjen flet ai që ka vrarë më shumë se pandemia. Që nga Gërdeci, që nga 97’. Mbajtësi i vulës së thyerjes së embargos në ’94 vjen flet për pandemi e drejtësi. Ai e ka mundur pandeminë me vdekjet dhe prape guxon vjen këtu. Dhe ndonjëri nga këta, dikush e përqesh këtu nën buzë dhe ndonjëri e duartroket. E ka humbur të drejtën ai njeri të vijë këtu në Parlament e jo më të flasë”, tha Ahmetaj.

Spiropali sulmon Berishën

Ndërkohë, Elisa Spiropali, Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin i është përgjigjur Sali Berishës duke e konsideruar shpërdorues të fjalës. Pas fjalës së tij në Kuvend, Spiropali i tha se e mori përgjigjen nëse populli e do apo jo. Ndër të tjera i thekson se nuk do ta mposhtë Shqipërinë e nuk do të mundë të shkelë ligjet.“O shpërdorues i fjalës, o beterr i komunikimit. Dije se me këtë që the, e bëre sot këtu në parlament, i ktheve përfundimisht pyetjes që të mundon dhe nuk të lë të flesh natën, të do apo jo populli. Populli që të flaku si e meriton ta ka kthyer përgjigjen dhe sot me këtë që the e bërë i dhe edhe popullit përgjigjen përfundimtare se e ke merituar flakjen  e tij, të SHBA, të cdo deputeti që të kthen kurrizin dhe të këtij parlamenti që kur flet ti, sekëlldis mendjen, mbyll hundët, gati sa nuk mbyll sytë por do durojmë që ti tregojmë brezave të ardhshëm se si nuk duhet të jetë një burrë shteti. Se si nuk duhet të flasë një politikan, se si nuk duhet të mendojë një njeri që përfaqëson popullin, si nuk mund ta përdhosësh shenjtërinë e vdekjes. Do durojmë, durimi me ty është i pafundëm për të provuar se atë që thoshte Pushkini që nuk ka iluzion më të ëmbël se të kujtosh kohët e shkuara dhe të pranosh të vërtetat e kohës. Nuk e pranon dot që e shkuara nuk kthehet më. Ky është problemi yt por nuk do të jetë i qytetarëve shqiptarë. Nuk mund ta mposhtësh Shqipërinë, nuk mund t’ia shkelësh ligjet”, tha Spiropali. Në fjalën e saj në Kuvend, Ministrja e Marrëdhënieve me Parlamentin, Elisa Spiropali ka ironizuar bashkimin e Berishës dhe Metës. “Koha juaj ka mbaruar  me kohë po mjerë ai që nuk d të ndahet nga politika. Ju ka zënë një hare e madhe e shoh”, tha Spiropali.

Te tjera

Lajme te tjera