Ylli Manjani ka goditur Ilir Metën për deklaratat se u tradhtua nga brenda për 11 majin. Edhe pse nuk dha emra, dyshimet janë se mesazhi ishte për Braimllarin, pasi sipas tij, databaza e anëtarëve të PL kaloi te PS.
Por sipas Manjanit, ai ja ka kaluar edhe Enver Hoxhës për zbulimin e grupeve armiqësore të brendshme.
“Ueeee, e pabesueshme!
Prap ka zbuluar një “armik të brendshëm”… Megjithëse në ditën e vet më të keqe, prap thotë se ka zbuluar një “maskara” të brendshëm që e ka shitur…
Se di, po praktikisht për nga sasia, Enver Hoxha është i dyti politikan pas Ilir Metës që ka zbuluar grupe armiqsorë të brendshme.
Sinqerisht jam i keqardhur për këtë njeri. Nuk kishte pse të katandisej kështu”, shkruan ai.