E diel, 16 Gusht, 2026

Situata në Veri, KFOR refuzon kërkesën e Serbisë për kthimin e ushtrisë në Kosovë, Vuçiç shpërthen në sulme dhe paralajmëron se do të shkojë në OKB: Rusët do të na mbështesin

Share

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, tha ditën e djeshme se KFOR-i ka refuzuar kërkesën e Serbisë për dërgimin e forcave serbe të sigurisë në Kosovë. Në mesin e dhjetorit, autoritetet në Serbi i dërguan zyrës së misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, një kërkesë për dërgimin e deri në 1.000 pjesëtarëve të ushtrisë dhe policisë serbe në Kosovë. Në një intervistë për televizionin serb, Pink, më 8 janar, ai tha se KFOR-i në përgjigjen e tij ka thënë se nuk ka nevojë për dërgimin e forcave serbe. “KFOR-i na është përgjigjur se nuk ka nevojë që forcat tona të kthehen në veri të Kosovës, por ne prisnim që edhe pse sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ata nuk kanë të drejtë të refuzojnë kërkesën tonë sepse nuk pyesin për Ata thanë se nuk ka nevojë për kthimin e ushtrisë serbe dhe forcave të armatosura të Serbisë në territorin e Kosovës, duke iu referuar Rezolutës 1244 ku theksojnë rolin e tyre, por nuk iu referuan pjesës së Rezolutës ku kjo është e lejuar”, tha Vuçië në fjalimin e tij për publikun serb. Vuçiç u shfaq në televizionin pro regjimit Pink menjëherë pas kthimit nga manastiri i Hilandarit, ku kaloi Krishtlindjet ortodokse. Përgjigja e KFOR-it mbërriti në prag të Krishtlindjeve ortodokse, tha Vuçiç dhe vlerësoi se “ndoshta kishte për qëllim të poshtërojë më tej serbët”, pasi dikur ata kërkuan nga autoritetet në Beograd që “të ekstradojnë presidentin Slobodan Millosheviç në Hagë në Vidovdan”. “Dërgimi i një përgjigjeje të tillë në prag të Krishtlindjes nuk është as aksidentale dhe as e përshtatshme”, pohoi Vuçiq. Ai shtoi se Serbia mund të kërkojë një seancë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe se disa në Serbi do ta kërkojnë atë prej tij. “Mirë, mundet. Rusët do të na mbështesin. Dhe pastaj çfarë do të bëjmë!,” pyeti veten Vuçiç.

Serbia do t’i drejtohet OKB

Vuçiç tha gjithashtu se mbetet të shihet nëse Beogradi zyrtar do t’i drejtohet OKB-së dhe do të kërkojë të deklarohet në seancën e Këshillit të Sigurisë. “Çfarë do të bëjmë nëse kërkojmë një seancë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së? Çfarë do të marrim nëse atje votojnë se ushtria jonë nuk mund të kthehet në Kosovë? A duhet t’i lëmë mundësinë që Albin Kurti ta përdorë atë për nevojat e veta?” ka thënë Vuçiç. Presidenti serb sulmoi KFOR-in për mosmbrojtjen e serbëve në Kosovë dhe ambasadat e huaja, të cilat, siç ka thënë ai, nuk e kanë “thikë” veten për shkak të pushkatimit të dy të rinjve serbë në afërsi të Shtërpcës. “Ishte sikur një fëmijë të ishte qëlluar rastësisht”, u shpreh Vuçiç.

Ngjarja e rëndë me të rinjtë serbë

Vuçiç thotë se asnjë nga zyrtarët nuk i ka dërguar mesazh se është tmerruar nga sulmi ndaj fëmijëve, ndërsa thotë se kishte marrë 11 mesazhe nga ambasadorët për politikanen Rada Trajkoviç, që ishte ndaluar në pikën kufitare në Merdar. “Plagosja e dy djemve serbë nuk i sëmuri ata. Kjo flet për të gjithë ata dhe qëndrimin e tyre ndaj popullit serb. Nuk prisja përgjigje ndryshe nga KFOR-i. Pyetja është nëse do të shkohet në seancë të Këshillit të Sigurimit”, ka thënë Vuçiç. “Në vendin tonë janë dy grupe që po bëjnë presion për Kosovën. Ka të ashtuquajtur patriotë, që bëjnë vetëm probleme për vendin e tyre. Ata do të kërkojnë seancë në Këshillin e Sigurimit. Shkojmë nesër, në rregull do të na mbështesin rusët. E pastaj çfarë të bëjmë? Atë seancë do të votohet të mos kthehet ushtria e policia serbe. Çfarë të bëjmë pas kësaj? Atë seancë t’ia lëmë Kurtit ta komentojë se si edhe Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzoi kërkesën tonë”. Presidenti i serb ka thënë se në vitin 2010, disa politikanë serbë, “për shkak të popullaritetit të tyre, kërkuan mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, dhe se nuk e dimë se çfarë ka ndodhur atje”. “Çfarë do të bëjmë nëse shkojmë në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së? Çfarë do të marrim nëse atje votojnë se ushtria jonë nuk mund të kthehet? Ta lëmë si mundësi që Kurti ta shfrytëzojë për vete?”, ka thënë Vuçiç. “Ne do të vazhdojmë luftën tonë dhe nuk do të jetë e lehtë për ta që të na përgjigjen në pyetjet tona”. Ai gjithashtu ka folur “për periudhë të vështirë për Serbinë”.  

Te tjera

Lajme te tjera