Ambientalisti dhe gjeologu i njohur, Sazan Guri ka reaguar dje ashpër sa i takon masave të marrë nga Ministria e Bujqësisë për gripin e pulave që ka mbërthyer vendin prej një javë. Gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, Sazan Guri shprehet se Ministria e Bujqësisë dështoi në menaxhimin e gripit të shpendëve, pasi sipas tij, nuk mori masa për të parandaluar përhapjen e gripit të shpendëve në vendin tonë. Ai u shpreh se edhe groposja e shpendëve të ngordhur përbën vepër penale sepse ndot tokën.“Ne kemi ekspertë dhe kemi mundësi. Si mundet që shteti të dal zbuluar? Ku do hidhen këta shpendë, do hidhen në Sharrë? Ja pse duhet qe të kishte një landfill për këto mbetje por kjo është një çështje tjetër. Ata venë edhe i groposin në tokë, por ajo është një vepër penale sepse ti bën ndotjen e tokës në këtë rast. Lë shumë për të dëshiruar dhe tregon që jemi të paaftë dhe të pazotë. Është për të ardhur keq që kemi ekspertë dhe mendime është turp i madh. Më vjen keq kur shihja situata makabre kur dikush kërkonte ndihmë dhe institucionet nuk ja jepnin. Sepse s’ka program dhe s’kanë plan”, deklaroi ai.
Ministria s’duhet të lejonte importonin e pulave nga Greqia
Ndërkohë, ambientalisti dhe gjeologu i njohur, Sazan Guri theksoi se Ministria s’duhet të lejonte importonin e pulave nga Greqia. Ai tha, se si në rastin e pandemisë që preku vendin duhet që të vendosje karantinë.“Nuk duhej që të lejohej importi dhe duhet të kishte karantinë dhe të mos shtonte rrezikun. Si në rastin e pandemisë që kur erdhën rastet e para u mbyll çdo gjë, edhe në këtë rast. Por, mënyra sesi jetojnë pulat në ato metra katror normale që do të përhapej kjo sëmundje, sepse ajo e është një qenie e gjallë. Unë kam 30 vite që nuk ka mish”, u shpreh ai. Ndër të tjera, Guri theksoi, se situata nuk është menaxhuar si duhet. Ai theksoi, se veprimi i ministrisë ka qenë i ngadaltë.“Duhet që të bëhet groposja e pulave pasi kanë ngordhur. Doja të thosha se lë shumë për të dëshiruar menaxhimi i situatës pasi shpendët kanë ngordhur. Kjo tregon edhe fytyrën e shtetit edhe përpjekjet e ministrisë se Mjedisit që edhe pasi ka ndodhur e gjithë kjo, veprimi i ministrisë ka qenë shumë i ngadaltë aq sa kompanitë kërkonin planin se çfarë do të bënin në një rast të tillë” tha ai. Sakaq, ambientalisti dhe gjeologu i njohur, Sazan Guri, u shpreh se shteti shqiptar duhet që të kishte një plan. “Vetë shteti shqiptar duhet që të ketë një plan dhe një teknologji që të merret me djegien e mbetjeve shtazore. Një djegës termik i mbetjeve shtazore anatomike. Unë kam bërë një studim ku një në Berat i merrte mbetjet edhe i çonte atje ku donte ai. Kështu që në menaxhimin e mbetjeve sepse kjo është fusha ime është primitivitet”, nënvizoi ambientalisti Sazan Guri për gazetën “SOT”.