E diel, 20 Prill, 2025

Rusia po djeg gaz me vlerë rreth 10 milionë dollarë çdo ditë në kufi me Finlandën, alarmohen shkencëtarët: Lëvizja e Putinit mund të përkeqësojë shkrirjen e akullit të Arktikut

Share

Ndërsa kostot e energjisë në Evropë rriten në qiell, Rusia po djeg sasi të mëdha gazi natyror. Ekspertët kanë dhënë alarmin, pasi uzina afër kufirit me Finlandën po djeg gaz me vlerë rreth 10 milionë dollarë çdo ditë. Shkencëtarët janë të shqetësuar për vëllimet e mëdha të dioksidit të karbonit dhe blozës që po krijon, të cilat mund të përkeqësojnë shkrirjen e akullit të Arktikut. Analiza e Rstad Energy tregon se rreth 4.34 milionë metra kub gaz digjen nga flakët çdo ditë. Ai vjen nga një fabrikë e re e gazit natyror të lëngshëm (LNG) në Portovaya, në veri-perëndim të Shën Petërsburgut. Shenjat e para se diçka ishte e gabuar erdhën nga qytetarët finlandezë mbi kufirin aty pranë, të cilët vunë re një flakë të madhe në horizont në fillim të kësaj vere. Portovaya ndodhet afër një stacioni kompresori në fillim të tubacionit Nordstream 1, i cili transporton gaz nën det në Gjermani. Furnizimet përmes tubacionit janë kufizuar që nga mesi i korrikut, teksa rusët fajësojnë çështjet teknike për kufizimin. Gjermania thotë se ishte thjesht një veprim politik pas pushtimit rus të Ukrainës. Por që nga qershori, studiuesit kanë vërejtur një rritje të konsiderueshme të nxehtësisë që buron nga objekti, i cili mendohet të jetë nga djegia e gazit natyror. Ndërsa djegia e gazit është e zakonshme në fabrikat e përpunimit, zakonisht bëhet për arsye teknike ose sigurie, shkalla e kësaj djegieje ka çoroditur ekspertët. “Unë kurrë nuk kam parë një fabrikë LNG të ndezë kaq shumë”, tha Dr Jessica McCarty, një eksperte për të dhënat satelitore nga Universiteti i Miami në Ohio. Mark Davis është CEO i Capterio, një kompani që është e përfshirë në gjetjen e zgjidhjeve për ndezjen e gazit. Ai thotë se ndezja nuk është e rastësishme dhe ka më shumë gjasa të jetë një vendim i qëllimshëm i marrë për arsye operacionale.

Te tjera

Lajme te tjera