E mërkurë, 4 Nëntor, 2026

Robert Papa plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas përplasjes Rama-Veliaj, si kryeministri po djeg gjurmët dhe po transporton miliardat ‘kesh’ me valixhe drejt Zvicrës e Arubës

Share

Gazetari Robert Papa ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke pretenduar se kreu i qeverisë ka transportuar shuma të mëdha parash jashtë vendit dhe se miliardat e përfituara në mënyrë të paligjshme i ka depozituar në bankat e Zvicrës. Në deklaratën e tij, Papa ka komentuar edhe marrëdhënien mes Ramës dhe kryebashkiakut Erion Veliaj, duke e cilësuar përplasjen mes tyre si artificiale dhe duke pretenduar se kryeministri po e përdor dhe po e shtyp politikisht. “Shikoni daljet e ministrave me gratë e tyre kur kanë pasur nga Rinas-i. Në qoftë se kanë shkuar dy ditë-tre ditë në Itali, pse duhet të dalin me nga 20 valixhe?

 A e keni parë Ramën kur del dy-tre ditë, mbi 20-30 valixhe dalin, transporton miliardat e vjedhura. Natyrisht që i dërgon në Zvicër te prestanomët, do t’ia marrin. Dhe kjo duket tek figura të mëdha stoike të së majtës: Meta që edhe avokat nuk mundet të paguajë se ç’duhet. Përplasja me Erion Veliajn është artificiale. Erion Veliaj është një ligavec ndaj Ramës. E shkel, e shtyp, e vret, e zhduk. Por Rama ka kuptuar që vajza e Soros-it, Aleksa, nxit Veliajn në thonjëza në transgjinorin e ambasadave të huaja, i cili duhet dënuar mbi 25 vjet burg.

 Por opozita mund ta përdorë, sepse kanibalizmi në partinë e Ramës është njohur me kohë. Veliaj mund të kandidojë prapë nga burgu për kryetar bashkie, por G99 nuk merr më shumë se 2%. Tiranës i takon, në qoftë se shkohet deri në maj, sepse ky do t’i blejë heshtjen, vetëm në qoftë se na vjen ndihmë nga Amerika, në qoftë se e shpallin dhe SPAK-u vendos ta arrestojë… Kryetari i bashkisë i takon listës studentore, lëreni atyre ta zgjedhin. Le të jetë si shembull dhe varianti serb do të vazhdojë.

Krimi nuk do ta mbajë Ramën deri në fund, sepse kur e shikon që ka lajthitur, ai nuk i ofron asgjë. Dhe miliardat që ai ka depozituar në bankat e Zvicrës sa herë që shkonte me avion privat ose me valixhet, janë kesh në paleta, krimi nuk ia fal. Dhe në qoftë se Rama synon të vrasë studentët, studentët e kanë vrarë këtë njeri me këmbë në varr politik, por edhe fizik”, u shpreh Papa.

Hetimet

Robert Papa ka vënë në pikëpyetje gjithashtu edhe qëndrimin e opozitës ndaj hetimeve të SPAK-ut për Belinda Ballukun, duke kërkuar shpjegime se përse ajo nuk publikon 16 mijë faqet e dosjes hetimore ndaj ministres, ndërkohë që çdo ditë dalin në dritë shifra dhe fakte të reja.  “Media e kontrolluar nga Soros-i, Washington Post, New York Times, mediat e majta, sulmojnë dhe kërkojnë të asgjësojnë Ramën.Washington Examiner nuk ka pasur ndonjë shkrim kohët e fundit, ka qenë shumë e egër. Natyrisht është dora e familjes Trump që gjithmonë si zjarrfikës kërkon të ndalojë çdo zë kundër tyre.

 Në mes-nëntor Rubio, mes Departamentit, flas për vizitën e Wilson-it për Ramën, Ballukun dhe të gjithë taborin e tij, me të njëjtën procedurë, me tema dhe teori siç vepruan ndaj Berishës, asgjë më shumë. SPAK-u duket se ka rënë përgjysmë/përgjumë, por duke u kontrolluar nga këtu, akuzat janë edhe për amerikanët. Duhet arrestuar Balluku! Përditë dalin shifra skandaloze, por përse opozita nuk publikon nga 16.000 faqe hetime të SPAK-ut ndaj Ballukut? Janë sekrete. Sekrete mund të jenë, por në Shqipëri dalin shumë.

 Sepse siç dolën në fillim Balluku si shante, si fliste. Pra, a ka ndonjë lidhje nën rrogoz kjo figurinë që përfaqëson llumin e inteligjencës e mediokritetit dhe ngrihet deri në dyshin e Shqipërisë? Dhe në qoftë se shikon ata studentë kur flasin, janë me vite dritë ndryshe. Por helmi i përçarjes, i egoizmit, i dasive duket që është hedhur edhe aty”, shprehet Papa ndër të tjera. /Burimi Gazeta Sot/

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Te tjera

Lajme te tjera