E mërkurë, 4 Nëntor, 2026

Zgjedhjet e mesmandatit, amerikanët ‘ndëshkojnë’ Trump! Demokratët fitojnë Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve! Presidenti: Të gatshëm të bashkëpunojmë me ta

Share

Partia Republikane e presidentit Trump pësoi disfatë në zgjedhjet e mesmandatit, duke humbur kontrollin në Senat dhe në Dhomën e Përfaqësuesve. Aktualisht, republikanët kontrollojnë të dyja dhomat me shumicën e votave, një rezultat që ishte parashikuar edhe nga sondazhet paraprake. Trump humbi edhe bastione si Teksasi, Kansasi e Ohajo, ku për herë të fundit një demokrat kishte fituar 100 vjet më parë.

Në Teksas, James Talarico mposhti republikanin Ken Paxton, duke i siguruar partisë së tij vendin e parë në Senat nga ky shtet pas më shumë se 30 vitesh. Në Iowa, Josh Turek fitoi ndaj republikanes Ashley Hinson. Në Karolinën e Jugut triumfoi demokratja Annie Andrews. Ndërkaq, demokrati Adam Hamilton fitoi ulësen senatoriale në Kansas, një shtet që kishte zgjedhur republikanë në Senat për më shumë se 90 vjet.

Humbja e shumicës në Senat përbën një goditje të rëndë politike dhe personale për Donald Trump. Presidemti amerikan ka deklaruar se është i gatshëm të pranojë rezultatet e zgjedhjeve të mesit të mandatit.

Megjithatë, ai ka nxituar të distancohet nga përgjegjësia për humbjen e republikanëve, duke pretenduar se rezultati nuk përbën një goditje personale ndaj tij.

“Jam absolutisht i përgatitur t’i pranoj këto rezultate”, deklaroi Trump në një intervistë për gazetën New York Times, duke shtuar se administrata e tij është e gatshme të bashkëpunojë me demokratët.

“Ne mezi presim të punojmë me ta. Ndoshta do të gjejmë gjuhë të përbashkët”, u shpreh presidenti amerikan.

Nga ana tjetër ai theksoi se në qoftë se emri i tij do të kishte qenë në fletën e votimit do të kishin votuar.

Ndryshimi në kontrollin e Kongresit përfundon një vorbull të 22 muajve të fundit. Ai paraqiti Trumpin që erdhi në detyrë si një ‘top shkatërrues’ që përpiu pushtetin ekzekutiv me miratimin e Kongresit të kontrolluar nga republikanët dhe shumë institucioneve.

Vetëm dy herë në 50 vitet e fundit, kontrolli i të dy dhomave ka ndryshuar në të njëjtin cikël. Fajtorët kryesorë duket se janë inflacioni, tarifat e Trump, lufta me Iranin dhe shqetësimi i votuesve në lidhje me sjelljen dhe pasurimin personal të Trump.

Sondazhi i votuesve i CNN tregon aktualisht se më shumë se 6 në 10 votues nuk e miratojnë Trumpin dhe më shumë se shumica e tyre e kundërshtojnë fuqimisht. Dy të tretat thanë se ai e kishte përkeqësuar ekonominë me politikat e tij.

Fitorja e demokratëve në Dhomën e Përfaqësuesve ishte kryesisht e pritshme, duke qenë se atyre u nevojiteshin vetëm tre vende për ta arritur këtë, dhe partia e presidentit tenton të humbasë vende në zgjedhjet e mesit të mandatit.

Por aftësia e demokratëve për të përmbysur Senatin i jep kulmin një zgjedhjeje të jashtëzakonshme. Për ta bërë këtë, atyre iu desh të fitonin disa vende që Trump i kishte fituar në vitin 2024 me diferencë dyshifrore.

Për çfarë votuan amerikanët dhe pse kanë rëndësi këto zgjedhje?

Amerikanët nuk votuan për presidentin, pasi Donald Trump është në mandatin e tij të dytë, por për përbërjen e re të Kongresit, parlamentit amerikan që përbëhet nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati.

Në këto zgjedhje ishin në garë të 435 vendet e Dhomës së Përfaqësuesve, ku mandati zgjat dy vjet, si dhe 35 vende në Senat, ku senatorët zgjidhen për gjashtë vjet. Ndryshe nga Dhoma e Përfaqësuesve, Senati rinovohet pjesërisht çdo dy vjet.

Për të siguruar shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve nevojiten 218 vende, ndërsa në Senat 51. Aktualisht, republikanët kontrollojnë të dyja dhomat, me 219 deputetë dhe 53 senatorë, kundrejt 214 deputetëve demokratë dhe 45 senatorëve demokratë, si dhe dy të pavarurve.

Te tjera

Lajme te tjera