Pasojat e një izolimi të thellë ndërkombëtar dhe presioni në rritje nga kancelaritë më të fuqishme perëndimore po e çojnë regjimin e Edi Ramës drejt një fundi të pashmangshëm politik. Të dhënat e fundit analitike dhe prapaskenat nga Uashingtoni, Berlini dhe Vjena dëshmojnë se aksit të pushtetit në Tiranë i ka mbaruar orari.
Gazetari dhe analisti Robert Papa ka zbërthyer me detaje prapaskenat e këtij kapitullimi në Fokus Tv, duke paralajmëruar se kryeministrit shqiptar i kanë mbetur vetëm dy rrugë dalëse nga skena politike: ose ikja përmes një lëvizjeje shpërthyese studentore sipas modelit të Beogradit, ose një përfundim tragjik e i pashmangshëm i ngjashëm me atë të diktatorit rumun Çaushesku.
Pazaret
Skenari i rënies nisi të shpërfaqej hapur që në momentin kur kreu i qeverisë zbriti në aeroportin e Rinasit në një gjendje të dukshme paniku politik. Zbarkimi i tij në tokën shqiptare ishte dëshmi e një përpjekjeje të dëshpëruar për të negociuar kushtet e ikjes apo për të kërkuar një amnisti që ndërkombëtarët refuzojnë t’ia japin.
“Rama kërkon që të bëjë pazar me amerikanët, por nuk ia kanë dhënë. Erdhi në Rinas për të dhënë dorëheqjen. U vesh si rrallëherë me kostum e kollare, ashtu siç del e tallet me familjen e tij politike dhe biologjike kur del e kërkon dialog me ata që e duan të vdekur, të vrarë”, tha gazetari Robert Papa gjatë analizës së tij.
Përpjekjet e Ramës për të siguruar garanci personale apo imunitet pas zbritjes nga pushteti kanë ndeshur në një mur të fortë refuzimi nga fuqitë perëndimore. Asnjë nga kancelaritë partnere nuk ka pranuar t’i ofrojë mburojë ligjore apo politike. “Amerikanët nuk i kanë garantuar mosvajtjen në burg.
Austriakët gjithashtu, gjermanët po ashtu. Thuhet që dhe përgjigja nga Meloni është se ka thënë ‘hajde në Itali mund të qëndrosh diku’. Pra koha e tij ka marrë fund”, shprehet Robert Papa, duke nënvizuar se austriakët, italianët, gjermanët dhe amerikanët ia kanë kërkuar prerazi dorëheqjen.
Zgjedhjet
Ndërkohë, planet e tij për të kontrolluar tranzicionin përmes zgjedhjeve të shpejta e të improvizuara janë rrëzuar nga faktorët ndërkombëtarë, të cilët nuk kanë pranuar asnjë manovrë për manipulimin e procesit elektoral. “Nuk pranuan që të hyjnë në zgjedhje snap elect – zgjedhje për dy javë ose 45 ditë pa ndryshuar kodin. Sa më gjatë të rrijë në pushtet, aq më shumë dëme bën, por aq më keq do të përfundojë. Ai meriton prangat dhe në qoftë se do të vazhdojë me idenë për të vrarë studentët, do të kryejë vetëvrasje vetë”, deklaroi prerazi Papa.
Dy variantet e vetme të ikjes: Skenari i Beogradit ose fati i Çausheskut
Analiza e zhvillimeve politike tregon se tranzicioni i pushtetit në Shqipëri po ngjason gjithnjë e më shumë me përplasjet e mëdha rajonale dhe historike. Sipas Robert Papës, Rama nuk ka më asnjë hapësirë manovrimi dhe përpara tij qëndrojnë vetëm dy rrugë. “Ka dy rrugë që të ikë: ose me variantin e Vuçiçit, pra të largohet me atë lëvizje studentore duke dashur të bëjnë dhe një si lloj partie, ose si Çaushesku”, tha gazetari Robert Papa.
Analisti thekson se rezistenca e Ramës për të mos lëshuar pushtetin vjen si pasojë e kapjes së tij nga struktura kriminale dhe oligarkike që po e mbajnë peng qeverisjen, duke përdorur edhe elementë të dhunshëm kundër rinisë protestuese. “Një njeri psikik, i grackuar nga kundërzbulimi shqiptar që ’90-ën nuk ikën me dëshirë, sepse lejfenët kanë grupin parlamentar, lejfenë ka tek byroja politike e partisë së vet dhe po mbahet nga forcat e krimit. Pronarë oligarkë kanë çuar me pagesë njerëz të veshur me kapuçë të zinj për të torturuar rininë shqiptare, studentët brilantë”, u shpreh Papa.
I tronditur nga presioni, kreu i qeverisë ka filluar të braktisë edhe organet e zbatimit të ligjit, duke lënë policët të përballen vetëm me pasojat e veprimeve të tij diktatoriale, çka ka nxitur valë dorëheqjesh brenda radhëve të Policisë së Shtetit. “I ka shitur policët duke thënë që do të mbanin përgjegjësi vetë. 2500 € nuk mbarojnë punë për asgjë. Thuhet që 70 policë kanë dhënë dorëheqjen. Të gjithë fytyrat e tyre do të damkosen nga shqiptarët”, pohoi analisti. Përpjekjet e tij për të kërkuar azil apo poste ndërkombëtare cilësohen si mirazhe të pabazuara në realitet.
“Kushti i parë është që duhet zhdukur ai: meriton burgun, meriton vrasjen, meriton ta tërheqin zvarrë si Çausheskun, sepse ai duket që nuk po lëshon, nuk do të japë dorëheqje. Thotë, edhe pse ka bisedime me të gjithë ndërkombëtarët që ‘lërmëni, më jepni amnisti dhe unë iku’, ëndrrat idioteske se do të bëhej sekretari i përgjithshëm i NATO-s… Pse, mund të hipë kryetari i organizatës së mjekësisë, mund të shkojë në OSBE? Ai mund të shkojë kudo, Bënça do të ishte fshati turistik më i mirë për të”, theksoi Robert Papa. /gazeta sot/
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.
