E mërkurë, 23 Shtator, 2026

“Radio Ngjallja, zëri që na afron me qiellin”, dy fjalë zemre për predikimin e Vajimit të Shenjtë dhe urtësinë e Kryepiskopit Joan

Share

Nga Rigels Seliman

Pata bekimin të dëgjoj përmes Radio Ngjallja predikimin e Kryepiskopit Joani mbi Misterin e Vajimit të Shenjtë (Efqelia), mbajtur më 16 prill 2025 në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë. Një fjalë e rrallë, e ngrohtë dhe e thellë, që të ndal frymën dhe të zbut shpirtin.

Hirësia e Tij, me përulësi të thellë dhe urtësi të ndritur, na kujtoi se Vajimi i Shenjtë është shumë më tepër se një rit, është një përqafim hyjnor, një takim me Krishtin që shëron dhe fal. Vaji i bekuar, lutja me besë dhe fjala e Zotit bashkohen në këtë Mister për të sjellë shërim të trupit dhe paqe të shpirtit.

Dhe këtë fjalë kaq të shenjtë, këtë dritë që nuk shuhet, Radio Ngjallja na e solli në shtëpi, në zemër, në shpirt. Në një botë gjithnjë e më e zhurmshme, Radio Ngjallja mbetet një zë i qetë, i urtë dhe i shenjtë, që na rikthen përqendrimin, besimin dhe ngrohtësinë e Kishës.

Faleminderit që jeni dritare drejt qiellit dhe zë që na e afron Kishën më shumë se kurrë. Për çdo shpirt që dëgjon, ju bëheni ngushëllim dhe udhëzim. Faleminderit për shërbesën tuaj të palodhur dhe të shenjtë.

Te tjera

Lajme te tjera