E diel, 20 Prill, 2025

Qeveria italiane drejt rrëzimit, kryeministri njofton dorëheqjen dhe fut vendin në krizë të thellë politike, presidenti Mattarela e refuzon, ja skenarët që e presin Romën

Share

Zhvillime të bujshme në Romë. Përplasja brenda forcave politike që përbëjnë mazhorancën në Itali ka arritur kulmin, me pasojën më të paparashikuar deri një javë më parë. Italia po hyn në një krizë të thellë politike, me kryeministri e vendit Mario Draghi që ka njoftuar ditën e djeshme dorëheqjen. Por Presidenti i Italisë i refuzoi dorëheqjen dhe ftoi Draghin të paraqitet në Kuvend për të komunikuar, në mënyrë që të bëhet një vlerësim i situatës së krijuar pas rezultateve të seancës. Pas takimit me presidentin e Republikës së Italisë, Sergio Mattarella, Draghi mblodhi një kabinet dhe njoftoi anëtarët e partisë së tij vendimin e për të dhënë dorëheqjen mbrëmjen e djeshme.

Draghi: Nuk vazhdoj pa mbështetjen e shumicës

 “Dua të njoftoj se do të jap dorëheqjen time në duart e Presidentit të Republikës. Votat në Parlament janë shumë domethënëse nga pikëpamja politike. Shumica e unitetit kombëtar që e ka mbështetur këtë qeveri që nga krijimi i saj nuk është më. Pakti i besimit që qëndron në themel të veprimit të qeverisë ka dështuar. Ditët e fundit ka pasur përkushtimin maksimal nga ana ime për të vazhduar rrugën e përbashkët, duke u përpjekur edhe për të plotësuar nevojat që më janë paraqitur nga forcat politike. Siç duket edhe nga debati dhe votimi i sotëm në Kuvend, kjo përpjekje nuk ka qenë e mjaftueshme. Nga fjalimi im i inaugurimit në Parlament kam thënë gjithmonë se ky ekzekutiv do të shkonte përpara vetëm nëse do të kishte një perspektivë të qartë për të realizuar programin e qeverisë për të cilin forcat politike kishin votuar besimin. Kjo kompaktësi ishte thelbësore për të përballuar sfidat e këtyre muajve. Këto kushte nuk ekzistojnë më. Ju falënderoj për punën tuaj, rezultatet e shumta të arritura. Duhet të jemi krenarë për atë që kemi arritur, në një moment shumë të vështirë, në interes të të gjithë italianëve”, thotë kryeministri, shkruan La Republica. Kryeministri tha në fillim të kësaj jave qeveria e tij nuk mund të vazhdonte pa mbështetjen e 5-Yjeve dhe ka përjashtuar mundësinë e udhëheqjes së një koalicioni me një përbërje të ndryshme. Presidenti Sergio Mattarella, arbitri suprem në politikën italiane, do të duhet të vendosë se si ta zgjidhë krizën.  Ai mund t’i kërkojë Draghit të përpiqet të rivendosë administratën e tij me një votë besimi të re. Nëse nuk mund të sigurohet shumica, ai do të duhet të shpërndajë parlamentin dhe të shpallë zgjedhje të parakohshme Ish-kreu i Bankës Qendrore Evropiane ka udhëhequr qeverinë italiane që nga shkurti i vitit 2021. 73 vjeçari Draghi kur ishte në krye të Bankës Qendrore është cilësuar si figura që luajti një rol kyç në shpëtimin e monedhës së përbashkët europiane, euro.

Mattarella refuzon dorëheqjen

Kreu i shtetit, Sergio Mattarella, mësohet se ka refuzuar dorëheqjen e kryeministrit Mario Draghi.  Presidenti i Republikës ftoi Kryeministrin Mario Draghi që të paraqitet në Kuvend, në mënyrë që të bëhet një vlerësim i situatës së krijuar pas rezultateve të seancës së mbajtur në Senatin e Republikës. “Presidenti i Republikës, Sergio Mattarella, priti  në mbrëmje në Palazzo del Quirinale Presidentin e Këshillit të Ministrave, Prof. Mario Draghi, i cili dha dorëheqjen nga qeveria që ai drejtonte, i cili megjithatë nuk pranohet nga kreu i shtetit,” thuhet në njoftimin e Presidencës italiane. Mattarella i ka kërkuar Draghit që sërish t’i drejtohet parlamentit javën e ardhshme për të parë nëse ai ka shumicën e nevojshme për të qëndruar. Nga mediat italiane bëhet me dije se seanca e radhës do të mbahet të mërkurën tjetër, ku dhe pritet të vendoset fati i qeverisë Draghi.

Te tjera

Lajme te tjera