Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur ashpër sot në mbledhjen e Kryesisë së PD-së pasi mazhoranca i mori Avokatin e Popullit.
Berisha theksoi se do të ndërpresin çdo lloj negociate me PS-së për çdo lloj personi apo posti. Ai shtoi se opozita do t’i përgjigjet fort patisë së krimit.
“PD ndërpret çdo lloj negociate, çdo lloj diskutimi, debati për çdo lloj personi me palën dhunues.
Merr fund, nuk mundet kurrë më. Ai u angazhua në proces, kishim kandidaturën tonë dhe ata që thonë se nuk u fol për Adriana Kalanë dhe Besim Ndregjonin, nuk ka folur për asnjë kandidat më shumë se ata.
Kishim shumë kandidatura të tjera shumë të mira. Ne do t’i përgjigjemi atij, ndërpresim çdo lloj debati e diskutimi për çdo lloj funksioni e posti me partinë e krimit”, tha Berisha.
