E diel, 20 Prill, 2025

Petro Koçi: Ilir Meta është simbol i korrupsionit, ja pse e zgjodhëm President dhe si ai synon të marrë frenat e kreut të opozitës

Share

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi akuzoi  dje kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta se është personazh i korrupsionit. Teksa po fliste për koalicionin Meta – Berisha, Koçi theksoi dje në një interviste televizive se kreu i PL-së nuk e ndihmon opozitën, por ia thellon më tepër krizën. “Çifti Berisha-Meta ishte një ftesë për kthim mbrapa, se nuk është alternative për ndryshim, është një ftesë për tu kthyer mbrapa. Jemi në këtë fazë që opozita është në krizë dhe ky lloj lidershipi e thellon krizën e brendshme. Kështu që kriza e krizës nuk zgjidhet. Përkundrazi kjo e thellon fakti që Berisha është “non grata” dhe rrezikon edhe partia të bëhet “non grata”. Aq më tepër e thellon koalicioni me një personazh të korrupsionit siç është Ilir Meta”, deklaroi ai. Ndërkohë,  i pyetur se përse Partia Socialiste e zgjodhi Metën president kur është personazh i korrupsionit, deputeti deklaroi se ishin “të detyruar” në mënyrë që presidentin të mos e zgjidhte Sali Berisha. Po ashtu, zoti Petro Koçi theksoi se kreu i PL, Ilir Meta synon të marrë frenat e kreut të opozitës, duke nxjerrë jashtë loje Sali Berishën.

Te tjera

Lajme te tjera