E premte, 17 Prill, 2026

Pas asamblesë, Rama thërret krerët e PS në qarqe, ‘blindon’ Tiranën’! Në çdo njësi të kryeqytetit, përgjegjës edhe një drejtues politik qarku apo ministër

Share

Kryesocialisti Edi Rama e tha në mënyrë të qartë se nuk është aspak i kënaqur me rezultatin e partisë së tij në qarkun e Tiranës në zgjedhjet e kaluara. Duke iu referuar shifrave të publikuara një ditë më parë nga sekretari i përgjithshëm i PS, ku vetëm Tirana dhe Kukësi janë me humbje votash nga viti 2021 në 2025, Rama kërkoi shkundje dhe mobilizim të plotë!

Pa mbushur 24 orë nga kjo deklaratë thirri në një takim të veçantë dy drejtuesit politikë të qarkut Tiranë, Taulant Balla dhe Ogerta Manastirliun, deputetët dhe të gjithë drejtuesit socialistë në njësitë vendore të kryeqytetit.

Në mbledhjen e mbajtur të dielën, Rama e ka blinduar degët socialiste në Bashkinë e Tiranës, ku përvecc 2 apo 3 përgjegjësve që i caktoi të shtunën për çdo njësi ai ka vendosur edhe nga një drejtues qarku dhe ministra.

Kështu Mirela Kumbaro, përvecc do të përgjigjet për qarkun Gjirokastër, do të punonjës edhe tek njësia nr.1, Blendi Klosi që u caktua në Durrës do të ketë nën patronazh edhe njësia 2 të Tiranës, Ervin Demos së Beratit i lihet si detyra edhe njësia 3, ndërsa Shalsi dhe Gjylameti që mbeten pa qarqe do të kujdesen posaccërisht për njësinë nr 4 të Tiranës. Për bastionin socialist, njësinë 5, Rama e ka blinduar me 3 veteranë, Taulant Ballën, Fatmir Xhafajn dhe Erion Braçen.

Belinda Balluku, që të shtunën u konfitrmua si drejtuese politike në Qarkun e Fierit, do të jetë përgjegjësi edhe për Njësinë nr 6 të Tiranës, ndërsa Arbjan Mazniku i Elbasanit, Niko Peleshi i Korccës dhe Ogerta Manastirliu që drejton bashkinë Tiranë, do të ketë nën pantronazh respektivisht njësitë 7, 8 dhe 9.

Ministri i brendshëm Besfor Lamallari do të jetë tek njësia 10, ndërsa Ulsi Manja që i rimori Dibrën të shtunën, Toni Gogu dhe Elisa Spiropali do të jenë respektivisht në njësitë 11, 12, dhe 13.

Ministri Blendi Gonxhja do të drejtojë periferitë e Tiranës në njësinë nr 14, së bashku me Plarent Ndrecën.

Para takimit me drejtuesit e Tiranës, Rama kishte një mbledhje më shumë se një orëshe me të 12 krerët e qarqeve, disa prej të cilëve e morën detyrën vetëm gjatë asamblesë të së shtunës.

Lista e re me drejtuesit e njësive Tiranë

NJËSIA 1

Lindita Nikolla

Adea Pirdeni

Mirela Kumbaro

NJËSIA 2

Gent Gazheli

Delina Ibrahimaj

Olta Manjani

Blendi Klosi

NJËSIA 3

Iris Luarasi

Edona Bilali

Ervin Demo

NJËSIA 4

Blerina Gjylameti

Eduard Shalsi

NJËSIA 5

Fatmir Xhafaj

Taulant Balla

Erion Braçe

NJËSIA 6

Albana Koçiu

Endrit Yzeiraj

Megi Fino

Belinda Balluku

NJËSIA 7

Sofian Jaupaj

Enkelejd Musabelliu

Arbian Mazniku

NJËSIA 8

Igli Hasani

Vilma Premti

Niko Peleshi

NJËSIA 9

Ogerta Manastirliu

Olti Muzaka

NJËSIA 10

Besford Lamallari

Bledar Çuçi

NJËSIA 11

Damian Gjiknuri

Ervin Hoxha

Ulsi Manja

NJËSIA 12

Toni Gogu

Xhemal Qefalia

Silva Caka

NJËSIA 13

Elisa Spiropali

Anila Denaj

NJËSIA 14 DHE KASHARI

Blendi Gonxhe

Plarent Ndreca

Qarku Tiranë – Taulant Balla- ikën Elisa Spiropali
Bashkia Tiranë – Ogerta Manastirliu

Qarku Durrës – Blendi Klosi- ikën Emirjana Sako

Qarku Lezhë – Ermal Nufi- zëvendëson Ulsi Manjën

Qarku Shkodër – Enea Karakaçi- ikën Benet Beci

Qarku Dibër – Ulsi Manja – zëvendëson Blendi Klosin

Qarku Kukës – Erjon Malaj- ikën Eduard Shalsi

Qarku Elbasan – Arbian Mazniku- Konfirmohet

Qarku Berat – Ervin Demo- Konfirmohet

Qarku Fier – Belinda Balluku- Konfirmohet

Qarku Vlorë– Bledi Çuçi- Konfirmohet

Qarku Gjirokastër– Mirela Kumbaro- Konfirmohet

Qarku Korçë– Niko Peleshi- Konfirmohet

Te tjera

Lajme te tjera