Konspiracionisti dhe teoricionei i njohur, Alfred Cako ka folur mbi zhvillimet aktuale, politike dhe shëndetësore, si në Shqipëri ashtu edhe në nivel global. Në një intervistë për gazetën “SOT”, ai flet për sfidat politike që po kalon Shqipëria, duke theksuar ndikimet e jashtme dhe ndryshimet që mund të ndodhin pas 20 janarit. Cako gjithashtu bën një parashikim alarmant për një virus të ri që ka shpërthyer në Kinë, duke sugjeruar se ky mund të jetë një helm i hedhur nga dora e njeriut dhe se pasojat e tij mund të jenë të mëdha. Nëpërmjet këtyre pohimeve, Cako lë të kuptohet se ka një përpjekje për të kontrolluar shëndetin global për qëllime të pastra ekonomike, duke theksuar nevojën për kujdes dhe kritikë ndaj institucioneve ndërkombëtare.
-Zoti Cako, si e vlerësoni situatën aktuale politike në Shqipëri dhe a mendoni se vendi po ecën në drejtimin e duhur?
Mendoj se këtu, institucionet kryesore vendimmarrëse, duke përfshirë dhe ambasadat e vendeve ndikuese mbi to, janë out se ç’po ndodh në qendrat e mëdha vendimmarrëse botërore: USA, Europë, Rusi, Kinë, Izrael. Politikat dhe grindjet tona janë thellësisht provinciale dhe të pavlera. Ne sot duhet të rruajmë fuqitë, të jemi të bashkuar përballë rreziqeve që sjellin ngjarje të tilla epokale për të dalë pas luftës me sa më pak plagë, mbi të gjitha për të mbrojtur kombin tonë në një njësi të vetme politike.
-Në zgjedhjet e 11 majit, sipas jush, cilat janë forcat politike që kanë më shumë gjasa të fitojnë dhe pse?
Për zgjedhjet e ardhshme politike mund të ketë vendime të papritura nga ana e DSh për t’u orientuar ndryshe në mbështetje të forcave politike apo skemave qeverisëse të ardhshme. SPAK, nën ndikimin e dyshes Soros-Blinken, ka ndikuar me vendimet e saj kundër krerëve të opozitës dhe në favor të Rilindasve. Kjo hartë rruge në Shqipëri mund të ndryshojë pas 20 janarit.
-Çfarë mendoni për mundësinë që figura si Argita Malltezi, Flamur Noka, Gazment Bardhi apo Belind Këlliçi të marrin drejtimin e PD-së? A është ky një hap drejt rinovimit të partisë?
Partia Demokratike, edhe pse është një parti “e djathtë” por me lidership punist, me figurën kryesore drejtuese Sali Berishën, përsëri ngelet një parti me ndikim pragmatist tek shumë njerëz në qendër e në bazë. Kjo parti ka nevojë për një fasadë të re por sigurisht me disa kollona në familjet historike të saj. Partitë e qëndrueshme nuk janë ndërtuar mbi teoritë e bukura të rrotacionit të tyre. Përkundrazi, ato parti e ruajnë fuqinë e tyre mbi ideale konservatore, madje edhe kur ato janë të majta. Dhe këto parti sigurisht që këto emra që ju i përmendni, i kanë pjesë të historisë së tyre të luftës e rezistencës dhe duam apo nuk duam ne, historia është objektive. Ndoshta pa këto emra historia e PD mund të ishte më e mirë ose më e keqe por historia është ajo që ka ndodhur dhe nuk varet nga dëshirat tona. Ajo thjesht ka ndodhur dhe ne nuk e ndryshojmë dot. E ardhmja sigurisht është vazhdimi evolutiv i të sotmes.
– Duket se në Kinë ka shpërthyer një virus i ri i ngjashëm me Covid-in. Mendoni se ekziston mundësia që ky virus të jetë prodhuar në laborator dhe cili është qëllimi, sipas teorive që qarkullojnë?
Sipas mendimit tim fjala virus nuk ekziston dhe në këtë kuptim, shkenca e virusologjisë është një shpikje e mjekësisë se kontrolluar nga familja Rockefeler e cila morri në kontroll USA dhe mjekësinë shkencore botërore nëpërmjet OBSH dhe OKB. Fjala virus ka kuptimin e një lloj mikrobi ose bakteri respirator që përhapet me anë të frymëmarrjes. Në fakt një teori e tillë është e pavërtetuar. “Shkenca” e virusologjisë është shpikur për të justifikuar vaksinat dhe këto janë shpikur për të dobësuar sistemin e fortë imunitar të njeriut dhe për ta mbajtur atë peng të industrisë së ilaçeve të Big Farmës dhe për ti ulur jetëgjatësinë e për të ulur vitet e pagesave të pensionit në moshën e tretë. Në këtë kuadër vlen dhe kjo plandemi e re, që ashtu si ajo e Co19 të na çojë drejt vaksinave me MArn dhe oksid grafeni e metale plus të rënda. Mediat do ta zmadhojnë të keqen që do shkaktohet nga helmet që do hidhen e që do shkaktojnë pneumoni respiratore dhe ata naivë që do tremben do të shkojnë në tjerrtoren e vaksinave të reja duke përkeqësuar shëndetin e tyre afatgjatë. Shqiptarët nuk duhet të dëgjojnë Ministrinë e Shëndetësisë dhe OBSH por të mësojnë nga gabimet e ngjashme gjatë Plandemisë të viteve 2020-2023.
Intervistoi: Rigels Seliman
