E shtunë, 15 Gusht, 2026

Nuk ka marrëveshje për Asociacionin, Kurti dhe Vuçiç bien dakord vetëm për 1.600 personat e  zhdukur të luftës, ja çfarë ndodhi në takimin prej 3 orësh në Bruksel

Share

Në Bruksel, u zhvillua ditën e djeshme takimi i radhës ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç, në kuadër të bisedimeve për zbatimin e një marrëveshjeje të mbështetur nga perëndimi për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Pas afro 3 orësh, zëdhënësi i Brukselit, Peter Stano njoftoi se palët u larguan nga tryeza e bisedimeve. Të pranishëm në takim ishin edhe shefi i politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell si dhe Miroslav Lajçak, i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi. Gjithashtu përpara takimit, zyrtari i lartë i DASH, Gabriel Escobar zhvilloi njw takim me kryeministrin Kurti. Takimi nisi me miratimin e deklaratws për të Zhdukurit. Në deklaratë thuhet se “palët bien dakord që ta thellojnë bashkëpunimin në të ardhmen”, në lidhje me të zhdukurit. Kujtojmë se rreth 25 vjet më parë, lufta Kosovë- Serbi përfundoi me mbi 13.000 njerëz të vrarë dhe me mijëra të zhdukur. Mijëra mbetje mortore janë gjetur përgjatë viteve në varreza masive në Kosovë dhe në Serbi, por nuk dihet ende për fatin e rreth 1.600 personave të zhdukur nga ajo kohë.

Reagon Vuçiç pas takimit

Pas përfundimit të takimit, Vuçiç ka dhënë një deklaratë për mediat ku ka bërë me dije se Kosova nuk ka pranuar krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në veri. Ai tha se nëse një draft statut i tillë nuk pranohet, atëherë është fundi i çdo negocimi apo dialogu. “Reagimet e tyre ishin se nuk është e pranueshme sepse nuk është në përputhje me Kushtetutën e tyre.. edhe pse gjithçka është bërë në përputhje me marrëveshjet e vitit 2015 dhe 2013. S’ka nevojë, dhe s’ka kuptim që të pranojmë argumentimin, është qasje pa kuptim, ose do të pranohet ajo që është marrë vesh në 2013 e 2015, ose fundi i gjithçkaje”, deklaroi Vuçiç. Duke folur për mediat serbe, ai deklaroi se pranuan termin “forcibly disappeared”, meqë zakonisht përdoret në deklarata dhe nuk është një term ligjor, por më tepër thekson rrethanat në të cilat një person është zhdukur. “Ky sqarim është dhënë për të shmangur çdo keqkuptim apo interpretim të termit ‘zhdukje me dhunë’ nga termi ‘zhdukje me forcë’, i cili ka një kuptim të qartë ligjor të përcaktuar nga Konventa Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të Gjithë Personave nga Zhdukja me Dhunë (2006)”, thuhet në deklaratën e Vuçiç.

Mesazhi i Petkoviç

Përfaqësuesi i Serbisë në negociatat me Kosovën, Petar Petkoviç u shpreh se janë mbrojtur interesat e Serbisë edhe në këtë rast. Ai tha se në tekst është hequr termi ‘i zhdukur me forcë’ për personat e zhdukur. “Ne ramë dakord për atë që ka insistuar pala serbe dhe ajo që ka hyrë në tekstin e deklaratës është termi “i zhdukur me forcë”, tregon rrethanat në të cilat është zhdukur një person,” ka thënë Petkoviç duke shtuar se 1621 persona janë të zhdukur, nga të cilët 568 janë të kombësisë serbe. Ai më tej ka u shpreh se Beogradi i ka përmbushur të gjitha kërkesat e Prishtinës dhe se janë gërmuar 23 vendndodhje në Serbinë qendrore, por se Prishtina është ajo që nuk po i përmbush kërkesat e Beogradit. “Prandaj është e rëndësishme që të kemi një deklaratë edhe aty ku Prishtina ka frenuar, për të filluar procesin dhe që familjarët e të zhdukurve para së gjithash të marrin trupat e të zhdukurve dhe të dihet e vërteta e plotë. Edhe një herë, për të shmangur keqinterpretimet, ky nuk është një dokument i miratuar, i cili përmend termin që përfshin përgjegjësinë e Beogradit dhe Serbisë, ne e hodhëm poshtë atë dhe, duke u konsultuar me ekspertët më të mëdhenj juridikë nga e drejta ndërkombëtare, dolëm në një term që është i pranueshëm për ne, i cili përshkruan kushtet në të cilat një person i caktuar është zhdukur,” ka thënë Petkoviç.

Te tjera

Lajme te tjera