E premte, 17 Prill, 2026

“Nga Llogaraja te Porti i Durrësit”, Berisha rendit akuzat për Ramën: Populli do t’i tregojë vendin

Share

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha,  u paraqit këtë të hënë në SPAK në zbatim të masës së sigurisë ‘detyrim paraqitje’.

Berisha deklaroi jashtë ambienteve të SPAK se kryeministri Edi Rama nuk mund të mbyllë dosjet që, sipas tij, e implikojnë, përmes largimit të Belinda Ballukut.

Në një prononcim për gazetarët, Berisha renditi disa çështje që ai pretendon se lidhen me kryeministrin Rama. Kreu i opozitës theksoi se, sipas tij, Rama nuk po mbron ish-zv.kryeministren Balluku, por po përpiqet të mbrojë veten.

“I them Edi Ramës të mos mendojë se e ka mbyllur dosjen e tij. Kurrë. Dosja jote nuk mbyllet as me një Lubi, as me pesë Lubi. Bëj ç’të duash, të gjitha janë vetëm për Edi Ramën. Në fund, sovrani do të thotë fjalën e tij dhe do të jetë ai që do ta çojë në bankën e të akuzuarve, siç e meriton”, u shpreh Berisha.

Te tjera

Lajme te tjera