Pas takimit të djeshëm në Uashington në takimin e iniciuar nga Trump për të vendosur paqen botërore, kryeministri Rama ditën e sotme është ulur në tryezën e Këshillit Atlantik që është një nga politikat më strategjike të SHBA.
Nëpërmjet një postimi të bërë në Facebook-un e tij Rama nënvizon se profili i ri i Shqipërisë ka rritur nivelin e interesit ndaj saj si dhe lehtësojnë integrimin e vendit për në Bashkimin Europian.
“Në tryezën e Atlantic Council, një nga organizatat më të rëndësishme të politikave strategjike në SHBA, ku pati një interes të lartë për Shqipërinë, profilin e saj të ri ndërkombëtar dhe pikëpamjet tona mbi Bordin e Paqes, konfliktet e hapura si edhe rrugën e zgjerimit të Bashkimit Europian” shkroi kryeministri Rama në postimin e tij.
