E mërkurë, 22 Janar, 2025

‘Nata e Nderit’, organizuar për shqiptarët në Izrael! Rama: Shpëtimi i hebrenjve, pjesë e ‘thesarit’ tonë kombëtar, do ta mbajmë gjallë

Share

Në mbyllje të vizitës së tij dyditore në Jerusalem, Kryeministri Rama mori pjesë në aktivitetin “Nata e Nderit”, organizuar në emër të të gjithë shqiptarëve, nga izraelitët. Rama tha se historia e bashkëjetesës mes hebrenjve dhe shqiptarëve nuk ka nisur në Luftën e Dytë Botërore por është një histori që ka qenë e njëjtë ndër shekuj.

“Është e rëndësishme të mos harrojmë se hebrenjtë në Shqipëri janë shpëtuar njëlloj si nga të krishterët ashtu edhe nga myslimanët.  Shqiptarët, të krishterë apo myslimanë, rrezikuan jetën e tyre për të shpëtuar hebrenjtë. Kjo është një krenari kombëtare, por edhe më shumë është një thesar i trashëgimisë kombëtare. Dhe ne do të bëjmë çmos ta mbajmë gjallë”, tha Rama.

Te tjera

Lajme te tjera