Në Sallën e Akademisë së Shkencave në Tiranë, Shoqata Atdhetare Kulturore Mallakastra organizoi sot veprimtarinë festive të fundvitit, ku u shpallën “Personazhet e Vitit 2025 për Krahinën”. Me këtë titull u nderuan Ministri i Mjedisit Z. Sovjan Jaupaj, intelektualja mallakastriote dhe Zëvendës Kryetarja e Bashkisë së Tiranës Znj. Sara Goxhaj, ish-ushtaraku i lartë, gazetari, publicisti dhe poeti Avni Skënderaj, si dhe skulptori, piktori dhe atdhetari Shkëlqim Meçaj.
Gjatë aktivitetit, titulli “Krenaria e Mallakastrës” iu akordua ish Zëvendës Prefektes së Qarkut Fier, Znj. Mbarime Isufaj, për kontributin e saj institucional dhe qytetar.
Veprimtaria u nderua me pjesëmarrjen e ish Presidentit të Republikës Z. Bamir Topi, Kryetarit të KLSH Z. Arben Shehu, Ministrit të Mjedisit Z. Sovjan Jaupaj, deputetit të Mallakastrës Klevis Jahaj, Kryetarit të Bashkisë Mallakastër Qerim Ismailaj, Zëvendës ministrit të Financave Endrit Yzeiraj, si dhe akademikëve, profesorëve, deputetëve, intelektualëve dhe përfaqësuesve të shoqatave atdhetare nga mbarë vendi.
Atmosfera u pasurua nga Grupi Polifonik i Mallakastrës, nën drejtimin e Ali Shametit, i cili interpretoi këngë tradicionale të krahinës. Aktiviteti u mbyll me një drekë tradicionale mallakastriote, duke përforcuar frymën e bashkimit dhe vlerësimit të trashëgimisë kulturore.
Veprimtaria u iniciua dhe u ideua nga avokati Idajet Beqiri, i cili u vlerësua për vizionin dhe përkushtimin në promovimin e figurave dhe vlerave të Mallakastrës, krahinë e njohur për trimërinë, mençurinë dhe kontributin e saj ndër breza.
Reagimi i avokat Idajet Beqirit
“Sot në datën 24 dhjetor 2025, në Sallën e Akademisë së Shkencave në Tiranë, Shoqata Atdhetare Kulturore Mallakastra shpalli “Personazhi i vitit 2025 për Krahinën” ministrin e mjedisit Zotin Sovjan Jaupaj, Intelektualen mallakastriote, Zëvendës Kryetaren e Bashkisë së Tiranës, Znj. Sara Goxhaj, ish ushtarakun e lartë, gazetarin, publicistin dhe poetin Avni Skënderaj dhe skulptorin, piktorin dhe atdhetarin Shkëlqim Meçaj.
U nderua me titullin “Krenaria e Mallakastrës” ish Zëvëndës Prefektja e Qarkut të Fierit, Znj. Mbarime Isufaj.
E nderuan këtë veprimtari me pjesëmarrjen e tyre ish Presidenti i Republikës Zoti Bamir Topi, Kryetari i KLSH Zoti Arben Shehu, Ministri i Mjedisit Zoti Sovjan Jaupaj, Deputeti i Mallakastrës Klevis Jahaj, Kryetari i Bashkisë Mallakastër Qerim Ismailaj, Zëvëndës ministri i Financave Endrit Yzeiraj, Akademik prof. Neritan Ceka, Prof. Dr. Ksenofon Krisafi, Prof. Pëllumb Xhufi, Prof. Fatos Klosi, Prof. Fatmir Shehu, Prof. Eqerem Yzeiraj, Prof. Dhora Lloja, deputetët Petro Koçi dhe Ismet Beqiraj, intelektualët dhe veprimtarët Luan Bregasi, Shkëlqim Hajdari, Sokol Peza, Lulëzim Mehmeti, Shkëlqim Liçaj, Shkëlqim Goxhaj, Durim Nazëraj, Bilbil Dervishi, Zihni Goxhaj, Zamir Malasi, Sekretari i Përgjithshëm i OVP të LANÇ Veli Myftari, Nën kryetarët e OVP të LANÇ Vera Tarifa e Petrit Bregu, kryetari i Shoqatës Atdhetare Tirana Ruzhdi Keçi, kryetari i Shoqatës ‘Tafil Buzi” Bashkim Brahimi, kryetarët e shoqatave Gramshi, Devolli, Sofra Pukjane, Myzeqeja, Labëria, Mokra, Dibra, kryetari i Shoqatës së Restoranteve dhe Bujtinave të Shqipërisë Kujtim Dervishi etj etj.
Grupi Polifonik i Mallakastrës, nën drejtimin e Ali Shametit, kënduan këngë të Krahinës.
Një drekë tradicionale mallakastriote mbylli këtë veprimtari festive të fundvitit 2025.
