E shtunë, 18 Janar, 2025

“Më i trembur është Saliu”/ Ngjela: Keq e ka, dhe keq e kanë! Prisni dhe shikoni

Share

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar situatën në Ukrainë dhe atë në të cilën ndodhet Shqipëria.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ngjela shkruan se të korruptuarve tanë po u digjet rrogozi nën vete, se te Putini e kanë pasur shpresën.

Sipas tij, më i trembur është Berisha, pasi sipas tij, pati shpresën që rrogozin ta shuante me zjarrfikësen e Putinit.

“Putini dhe Rusia po munden në luftë me Ukrainën. Kurse akuza për krime kundër njerëzimit që i është ngritur Putinit po avancon. Po në Shqipëri çfarë pritet të ndodhë? Të korruptuarëve tanë po u digjet rrogozi nën vete, se te Putini e kanë pasur shpresën. Kjo është koha e sotme; dhe më i trembur po duket të jetë Saliu. Ky pati shpresën që rrogozin ta shuante me zjarrfikësen e Putinit. Keq e ka, dhe keq e kanë. Prisni dhe shikoni”, shkruan Ngjela.

Te tjera

Lajme te tjera